Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Libri i javës – ‘I keqi i vetes’
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Libri i javës – ‘I keqi i vetes’

portalishkollor
Last updated: November 13, 2018 11:44 am
portalishkollor
Share
SHARE

Redaksia e gazetës “Zëri” së bashku me librarinë “Buzuku” në Prishtinë në kuadër të rubrikës “Libri i javës” këtë të hënë jua rekomandojnë për lexim librin “I keqi i vetes”, nga shkrimtari shqiptar Gazmend Kapllani.

Ky libër është botuar nga shtëpia botuese “Albas”, nën përkujdesen e redaktores Artemisa Bushi. Gazmend Kapllani është autor i përkthyer në dhjetë gjuhë të botës deri më sot dhe i vlerësuar nga kritika perëndimore si një nga zërat më origjinalë, vjen para lexuesit shqiptar me një roman, i cili lexohet me një frymë e që për nga temat që trajton janë ndër më të dhembshmet e më aktualet të historisë së Ballkanit dhe të Evropës. Romani, që nis e mbaron në një qytet imagjinar të Shqipërisë, të cilin autori ka zgjedhur ta quajë Ters, e dërgon lexuesin në katër qytete të tjera të Evropës e të Amerikës përmes personazhit të tij Karlit, të cilin në fund e kthen sërish në qytetin prej nga vjen. Në qendër të romanit pra është fati i Karlit, i cili zgjedh të migrojë nga Shqipëria pas rënies së komunizmit. Autori shpalos raportin mes dy bijve të një ish-komunisti fanatik që i kishte emëruar njërin Karl, për nder të Karl Marksit dhe tjetrin Frederik, për nder të Fredrik Engelsit. Të dy këta vëllezër kanë ide të kundërta dhe jeta larg njëri-tjetrit tashmë e ka komplikuar raportin mes tyre. Personazhi kryesor Karli është ikanaku që arrin të krijojë një jetë të re e të krijojë bindje të ndryshme prej nacionalizmit ballkanik dhe tjetri është Frederiku që vendosi ta kalojë gjithë jetën në Ters, kur të gjithë zgjidhnin të iknin nga Shqipëria. Jeta i bashkon sërish këta të dy në një rast dhimbjeje, siç është humbja e babait, sikur për t’ua kujtuar se sa të ndryshëm prej njeri-tjetrit janë. “I keqi i vetes” ndjek dy linja rrëfimi, ndonëse kryesorja është ajo e Karlit, shkrimtarit e njeriut mendjehapur që nuk e gjen veten në qytetin e lindjes, por në këtë roman nuk mungon as perspektiva e Frederikut, i cili gjithashtu është i bindur se nuk ia vlen të jetosh duke folur gjuhët e botës, larg vendit tënd.

Para romanit “I keqi i vetes” Gazmend Kapllani arriti një sukses në Greqi, në Shqipëri, në Itali dhe në Amerikë me romanin e tij “Ditar i shkurtër kufijsh”. Kapllani ka lindur në vitin 1967 në Lushnjë dhe ka emigruar nga Shqipëria në Greqi në vitin 1991. Ai është tani një shkrimtar i suksesshëm, dramaturg, gazetar dhe mbrojtës i të drejtave të emigrantëve shqiptarë. 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASgazmend kapllanii keqi i vetes
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Prindër, ju jeni partnerët tanë në edukim!
Next Article Albas, stenda që ofron shumëllojshmëri titujsh
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?