Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Albas zhvilloi trajnim në qytetin e Lezhës
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Albas zhvilloi trajnim në qytetin e Lezhës

portalishkollor
Last updated: October 31, 2018 9:24 am
portalishkollor
Share
SHARE

Mësuesit e qytetit të Lezhës ndoqën trajnimin mbi modulin “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”. Trajnuesja Natasha Poroçani trajtoi çështje praktike, të cilat i ndihmojnë mësuesit në punën e tyre të përditshme.

Trajnimi i radhës u zhvillua në Lezhë, më datë 26 dhe 27 tetor. Mësuesit e Lezhës ndoqën modulin “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”. Trajnimi u zhvillua në hapësirat komode të shkollës jopublike “Rogacionistët”. 

Gjatë trajnimit, trajnuesja Natasha Poroçani referoi mbi këtë modul, si dhe iu përgjigj kërkesave të mësuesve, të cilët ishin shumë të gatshëm për të diskutuar problematikat që hasin në profesionin e tyre.

Numri i mësuesve pjesmarrës ishte shume i lartë, si dhe materialet janë të bollshme për t’u ardhur në ndihmë punës së përditshme.

Ndër të tjera, gjatë trajnimit u diskutua për këto çështje: 

Mësimdhënia dhe të nxënit bazuar në kompetenca;

Konceptimi i orës mësimore bazuar në kompetenca; 

Reflektimi i metodave të mësimdhënies – nxënies ndaj programeve të hartuara mbi kompetencat e synuara nga nxënësit; 

Kuptimi mbi situatën e të nxënit. Mënyrat e përpilimit dhe paraqitjes së tyre në lëndë të ndryshme;

Roli i mësuesit/edukatorit për arritjen e rezultateve të të nxënit, të synuara në kompetenca, në lëndë të ndryshme. 

Gjatë pushimit biseduam me mësuesit për dobinë e trajnimeve. Shumë mësues u shprehën se këto trajnime janë mjaft të frytshme, një eksperiencë e domosdoshme, e cila i jep mundësinë të konfrontojnë idetë e tyre. Duke i ballafaquar me njëri-tjetrin këto ide, mësuesit kanë mundësinë të evidentojnë avantazhet dhe disavantazhet e metodave të ndryshme të mësimdhënies. Në këtë mënyrë secili prej tyre ndihet i përfshirë.

Në fund të trajnimit, mësuesit u pajisën me certifikatë. Qendra e Trajnimeve Albas gjendet gjithmonë pranë mësuesve duke u ofruar trajnime me kredite. Për çdo modul përfitohet një kredit. 

Trajnimi tjetër do të zhvillohet në Tiranë, në datat 9 dhe 10 nëntor. Qendra e Trajnimeve Albas kujdeset të plotësojë të gjitha kushtet për zhvillimin e trajnimit në mjedise të përshtatshme.

Nëse hasni vështirësi gjatë procesit të regjistrimit jeni të lutur të kontaktoni në: 0697070480, ose në adresën trajnime@albas.al. Mbetemi në kontakt për çdo paqartësi, apo nevojë që ju keni nëpërmjet numrit të telefonit dhe adresës së e-mailit. 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASlezhetrajnime
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Bashkëpunimi, si mënyrë efikase e të nxënit
Next Article Fabula të të gjitha kohërave – për fëmijët e kohëve të sotme
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?