Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Albas, trajnim për dy module në Lushnjë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Albas, trajnim për dy module në Lushnjë

portalishkollor
Last updated: October 30, 2018 9:16 am
portalishkollor
Share
SHARE

“Mësimdhënia në kurrikulat e reja” dhe “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës” janë dy modulet që u zhvilluan në Lushnje nga Qendra e Trajnimeve Albas për të gjithë mësuesit e sistemit arsimor parauniversitarë.

Qendra e Trajnimeve Albas ishte në Lushnje ku zhvilloi trajnim për dy module të akredituara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Dy modulet “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës” dhe “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” u përzgjodhën nga mësuesit për t’u ndjekur.  

Gjuha e zgjedhur e trajnereve, metodat efikase dhe organizimi i detajuar i agjendës së trajnimit bënë që mësuesit të zgjidhnin Qendrën e Trajnimeve Albas për të përfituar profesionalizëm, kredite dhe më shumë ndihmë për vështirësitë që hasin gjatë punës së përditshme me nxënësit.

Moduli “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës” trajtoi çështjet:

  • Kuptimi mbi përfshirjen e fëmijëve me AK, këndvështrimi historik, kërkesat ligjore dhe integrimi i saj si një domosdoshmëri e sistemit të edukimit dhe fëmijëve në vështirësi për t’ia dalë;
  • Fëmijët me aftësi të kufizuar: llojet, vlerësimi, trajtimi, aktorët pjesëmarrës në vlerësim dhe trajtim. 
  • Sfidat dhe dilemat në përfshirje;
  • Vlerësimi i nevojave të fëmijëve me AK dhe ardhja në ndihmë e këtyre nevojave me programe të dedikuara. Programet e Edukimit Individual (PEI) dhe zhvillimi i objektivave brenda klasës. Teknikat dhe shkathtësitë e mësuesve në realizimin e objektivave.

Moduli “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” diskutoi rreth këtyre çështjeve, por jo vetëm:

  • Mësimdhënia dhe të nxënit bazuar në kompetenca; 
  • Konceptimi i orës mësimore bazuar në kompetenca; 
  • Reflektimi i metodave të mësimdhënies – nxënies ndaj programeve të hartuara mbi kompetencat e synuara nga nxënësit; 
  • Kuptimi mbi situatën e të nxënit. 
  • Mënyrat e përpilimit dhe paraqitjes së tyre në lëndë të ndryshme. 
  • Roli i mësuesit/edukatorit për arritjen e rezultateve të të nxënit, të synuara në kompetenca, në lëndë të ndryshme.

Ne të dyja programet, u krijua një frymë bashkëpunuese dhe miqësore. Çdo mësues parashtroi problematikat e tij dhe përmes bashkëbisedimit shkëmbyen eksperienca të vlefshme në fushën e mësimdhënies.

 Trajnuesit e dy programeve që udhëhoqën trajnimin  hapën shtigje të reja komunikimi. Të gjithë mësuesit shprehën mjaft interes për shumë çështje, të cilat i takojnë procesit të mësimdhënies.

Pas përfundimit të testimit, secili mësues u certifikua, duke u pajisur me një kredit për secilin modul.

Qendra e trajnimeve Albas gjendet gjithmonë pranë mësuesve duke ofruar tre module të akreditura nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit:

“Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës”; 

“Mësimdhënia në kurrikulat e reja”; 

“Menaxhimi i klasës”. 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:lushnjetrajnime
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Mësimi i bazuar në projekte, ndikimi i teatrit në arsimin fillor
Next Article “Lojëra matematikore”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?