Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Çfarë është qeveria e nxënësve?
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Çfarë është qeveria e nxënësve?

portalishkollor
Last updated: October 29, 2018 9:03 am
portalishkollor
Share
SHARE

Qeveria e nxënësve si një strukturë e pavarur do të ndihmojë të çojë në rritjen e iniciativës dhe vetëveprimit tuaj, në rritjen e mendimit të lirë dhe krijues, në forcimin e personalitetit tuaj, në aftësimin tuaj për të marrë përsipër përgjegjësitë.

Çfarë është Qeveria e Nxënësve? 

Qeveria e nxënësve është një strukturë organizative e pavarur e nxënësve në shkollë. Ajo përfaqëson mendimin e masës së nxënësve për çështjet e shkollës, mësimit dhe edukimit të tyre.

Roli i nxënësve në qeverinë e nxënësve 

Qeveria e nxënësve si një strukturë e pavarur do të ndihmojë të çojë në rritjen e iniciativës dhe vetëveprimit tuaj, në rritjen e mendimit të lirë dhe krijues, në forcimin e personalitetit tuaj, në aftësimin tuaj për të marrë përsipër përgjegjësitë si dhe në krijimin e një mentaliteti dhe një psikologjie të re për pozicionin dhe rolin e nxënësve në shkollë, për t’ju bërë partnerë dhe pjesëmarrës aktivë në proceset e ndryshimeve demokratike në shkollë dhe në komunitet duke ju bërë qytetarë të denjë të një shoqërie të emancipuar.

Përbërja e Qeverisë së Nxënësve

 – Mësuesi Koordinator

 – Kryesenatori 

 – Senatorët

Roli i senatorit 

– Ndihmon në problemet e klasës 

– Përfaqëson mendimet e klasës

– Përcjell mendimet e qeverisë së nxënësve në klasë 

– Organizon aktivitete në bazë klase 

– Bën propozime për aktivitete në klase 

Cilësitë e senatorit 

– Të jetë i durueshëm 

– Të jetë i shkathët 

– Të jetë i aftë për të zgjidhur problem për klasën 

– Të jetë gjakftohtë dhe i qetë 

– Të mbajë nën kontroll situatën 

– Të mos premtojë kot 

– Të jetë komunikues 

– Të jetë i përkushtuar 

– Të jetë i qartë në mendime

– Të jetë këmbëngulës

Detyrat e kryesenatorit:

– Kontrollon çdo gjë që bën Qeveria e Nxënësve 

– Përfaqëson shkollën në takime të ndryshme jashtë dhe brenda saj 

– Propozon dhe jep miratimin përfundimtar të aktiviteteve 

– Merr pjesë vëzhgues në mbledhjet e bordit të shkollës dhe këshillit pedagogjik 

– Raporton tek mësuesi koordinator 

Strukturat e qeverisë së nxënësve 

Arsye për krijimin e qeverisë së nxënësve. Fëmijët kanë të drejtë të shprehin lirshëm mendimin e tyre në çështje që lidhen me ta – Konventa për të Drejtat e Fëmijës, Neni 12 

Shkolla është një komunitet 

Qeveria e nxënësve ndihmon për ta bërë këtë komunitet më harmonioz dhe të mirë për të jetuar në të. 

Nxënësit bëhen partnerë në vetë arsimimin e tyre, duke dhënë një kontribut pozitiv ndaj mjedisit shkollor. 

Nxënësit mësojnë të dëgjojnë të tjerët dhe ta njohin vetveten si individë të vlefshëm me të drejtën për t’u dëgjuar. 

Nxënësit fitojnë vetëbesim, aftësi sociale dhe sjellje morale të përgjegjshme kundrejt njëri-tjetrit dhe kundrejt mësuesve.

Qeveria e nxënësve rrit influencën e një udhëheqje positive në grup. 

Nxënësve u rritet vetëvlerësimi duke dhënë kontribut për klasën dhe komunitetin e shkollës së tyre. 

Çdo nxënës mëson nga përvoja personale se si të kontribuojë në shoqëri në tërësi si dhe çdo të thotë të jesh një qytetar aktiv.

Organizimi i mbledhjeve në qeverinë e nxënësve:

– Çdo çështje diskutohet me vete. 

– Diskutimin e udhëheq drejtuesi i takimit. 

– Nëse ju jeni drejtuesi i takimit, ndërkohë që zhvillohet takimi pyesni veten: 

      A patën mundësi të flasin të gjithë?

      A po flet më shumë se një person në të njëjtën kohë?

      A inkurajohen më të urtët të flasin edhe ata?

– Pas diskutimit duhet të merret një vendim 

– Votoni mbi propozimin 

– Pas votimit inkurajohen anëtarët e qeverisë së nxënësve t’u tregojnë nxënësve të klasës për vendimet e marra. 

Elona Behaj, mësuese në shkollën 9 -vjeçare “Mark Dashi”

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:klasenxenessenator
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Plani vjetor, gjeografi klasa VII
Next Article Vlerësimi dhe ndikimi i tij te nxënësi
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?