Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Më quajnë… Mikelanxhelo
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Më quajnë… Mikelanxhelo

portalishkollor
Last updated: October 22, 2018 8:38 am
portalishkollor
Share
SHARE

Më quajnë…

Është një seri për fëmijë me biografi të personazheve botërore. Çdo libër flet për një figurë të shquar të historisë, shkencës, artit, kulturës, letërsisë a të mendimit dhe na tregon në një mënyrë shumë të këndshme jetën dhe veprën e vet, si dhe mjedisin dhe kohën në të cilën jetoi. Ilustrimet e pasura, të frymëzuara nga epoka, na zhytin në kohën dhe botën e tyre.

Mikelanxhelo

Lindi në Kapreze më 6 mars 1475. Admiruesit tregojnë se fatin e tij e shënoi bashkimi i planetëve Mërkur dhe Afërdita në atë natë plot yje. Që i vogël mësoi nga veprat e artistëve të mëdhenj italianë, si Girlandaio, Bruneleski dhe Leonardo da Vinçi mes të tjerëve. Gjithashtu studioi me pasion kulturën klasike të Romës dhe Greqisë antike. Kështu, skulpturat e tij si Mëshira apo Davidi i famshëm, afresket e tij të Kapelës Sistine dhe projektet e tij arkitektonike mbartën shkëlqimin më të madh gjatë Rilindjes. Jeta e tij e gjatë, – vdiq tetëdhjetë e nëntë vjeç – i lejoi të krijonte pa pushuar dhe të arrinte ambicien e tij më të madhe: të ishte artisti më i madh i Historisë së Artit.

Përshëndetje…

Skulptor, piktor, arkitekt, poet… Pa dyshim jam gjeniu më I madh i Rilindjes! Me shumë mundësi më ambiciozi, punëtori dhe perfeksionisti që ka ekzistuar ndonjëherë! Punë pa pushim! Nuk ka dëm më të madh se koha e humbur. Kjo ka qenë motoja ime në jetë. Nuk jam shumë i gjatë, fytyra ime nuk është e pashme, ma deformuan hundën kur isha i ri, dhe sytë e mi të zinj janë të vegjël, por me shikim të thellë. Dukem një njeri i zakonshëm, por kush vështron veprat e mia do të zbulojë energjinë time të pashtershme, temperamentin tim të zjarrtë dhe forcën e shpirtit tim luftarak.

Shihni se çfarë ka shkruar për mua kritiku dhe historiani i artit Xhorxho Vasari: “Mikelanxhelo nuk do ta njohë kurrë vdekjen, sepse veprat e tij të pavdekshme do ta mbushin me lavdi, derisa të ekzistojë bota.”

Si e arrita këtë përsosmëri? Përsosmëria nuk është gjë e vogël, por përbëhet nga gjëra të vogla. Lexoni dhe do ta zbuloni!

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASmikelanxhelo
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Obobo, Kroketa është sëmurë!”
Next Article “Më quajnë… Isak Njuton”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?