Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Pse jam pro formatit ditor?
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Pse jam pro formatit ditor?

portalishkollor
Last updated: October 5, 2018 1:52 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Pyetja që u shtrua lidhur me formatin nxiti debat. Lexova me vëmendje komentet për të parë çfarë argumentash sillnin kolegët që ishin kundër. I lejova vetes edhe një sondazh, për të gjithë komentuesit që ishin kundër formatit ditor.

Inicuar nga një pyetje: A duhet formati ditor?


Pyetja që u shtrua lidhur me formatin nxiti debat. Si gjithmonë në një debat, dikush pro e dikush kundër.

Lexova me vëmendje komentet për të parë çfarë argumentash sillnin kolegët që ishin kundër. I lejova vetes edhe një sondazh, për të gjithë komentuesit që ishin kundër formatit ditor. Nga 32 komente (deri në momentin kur u krye sondazhi), vetëm 4 kishin titullin “Mjeshtër”, pra vetëm 12.5%, pjesa tjetër ishin të diplomuar në dy dekadat e fundit. Një tjetër e dhënë që më rezultoi nga ky sondazh (gjithmonë deri në momentin kur u krye) është se të gjithë kolegët meshkuj nuk e dëshironin formatin ditor.

Po pse unë jam pro formatit ditor?

1. Është detyrim ligjor.

2. Është domosdoshmëri për ta bërë sa më efikase orën e mësimit.

I kuptoj mirë kolegët, kur thonë, që mua nuk më duhet, sepse në orën e mësimit nuk më hyn në punë. Të gjithë mësuesit e shkencave humane e kanë problem përgatitjen e nxënësve në këto lëndë. Në këto kushte një mesuesi të mirë i del detyrë të gjejë rrugë sa më efikase, për të patur rezultate sa më të mira. Atij i duhet të ndërtojë skema, për t’a bërë sa më të prekshme dhe më pak të lodhshme njohuritë që do të japë. Po kështu dhe mësuesit e shkencave ekzakte. Një mësues i mirë është kreativ. Si do të mund të japë një ushtrim a problem kur nuk e ka përgatitur atë më parë?

Si do t’a realizojnë mësimdhënien ata mësues që nuk e duan formatin ditor kur u ka ndryshuar kurrikula? Si do të bëjnë analizën e një vepre që ka hyrë e re në tekst kur mësuesit e letërsisë nuk e kanë lexuar edhe vetë?

Jam dakort me ata kolegë që thonë që ne nuk e hapim atë gjatë mësimdhënies, por kjo ndodh kur ata falë përgatitjes serioze kanë strukturuar me seriozitetin maksimal çdo detaj të orës së mësimit.

Këta mësues që nuk duan të bërit e formatit ditor i mbeten shabllon tekstit. Nuk bëhen kreativ dhe për më tepër kurrsesi nuk mund të jenë të suksesshëm.

Personalisht e shoh formatin ditor jo si obligim ligjor dhe objekt fizik, që më duhet t’ia demonstroj drejtuesit, por si një përgatitje serioze në orën e mësimit, ku të përfshij brenda gjithë eksperiencën dhe shpirtin tim kreativ.

Të nderuar kolegë. Formati ditor është prezent në të gjithë sistemin arsimor të BE-së. E di që do të thoni: po ne nuk krahasohemi me ata për nga ana financiare, por kjo nuk na bën ne më pak të formuar se ata.

Ky format që realizojmë sot është mjaft i strukturuar. Që mësuesit mund të japin pafund ide, për një qasje tjetër jam plotësisht dakort. Portali është shtëpia jonë ku duhet të gelojnë këto ide.

Duke e përfunduar mendimin tim ju këshilloj që, për një mësimdhënie të suksesshme duhet të shfletojmë sa më shumë literaturë. Do t’a kuptoni dhe vet rëndësinë e përgatitjes serioze dhe shumë shpejt do t’i vilni frytet e saj.

Enriketa Zeqo

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ditorenriketa zeqoformat
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Mësuesit janë heronjtë tanë!
Next Article A betohen mësuesit?
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?