Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Prindër, kur jeni me fëmijën hiqeni telefonin nga dora!
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Prindër, kur jeni me fëmijën hiqeni telefonin nga dora!

portalishkollor
Last updated: September 26, 2018 1:24 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Në një studim të vitit 2010 në Boston ku morën pjesë 55 të rritur që hanin në një restorant me fëmijën, u vu re se 40 prej tyre u morën më shumë me telefonin gjatë vaktit dhe e neglizhuan pothuajse fare prezencën e fëmijës.

Prindërit në kohët e sotme kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre krahasuar me vitin 1960, por cilësia e marrëdhënies prind-fëmijë ka rënë. Sot, prindërit janë fizikisht shumë pranë me fëmijët, por emocionalisht janë larg. Telefonat janë arsyeja kryesore e rrënimit të kësaj marrëdhënie dhe këtu nuk flitet vetëm për përdorimin e tyre nga fëmijët, por po ashtu, po aq intensivisht edhe nga prindërit. Prindërit janë vazhdimisht me “vëmendje të pjesshme” ndaj fëmijës. Ky stil i ri ndërveprimi prind-fëmijë dëmton sistemin emocional të komunikimit që është baza e të nxënit te qëniet njerëzore. Ekspertët e zhvillimit tregojnë se sinjalet komunikative që shkëmbehen mes të rriturve dhe fëmijëve ndërtojnë arkitekturën e trurit.

Studime kanë treguar se me rritjen e përdorimit të telefonëve nga prindërit, fëmijët kanë ngadalësuar të nxënin si dhe kanë vizituar më shpesh mjekun. Për shkak të shpërqëndrimit të prindërve duke kthyer një përgjigje në whatsaap apo duke kontrolluar facebook, fëmijët kanë më shumë ndërprerje të lojës apo dëmtime fizike. 

Në një studim të vitit 2010 në Boston ku morën pjesë 55 të rritur që hanin në një restorant me fëmijën, u vu re se 40 prej tyre u morën më shumë me telefonin gjatë vaktit dhe e neglizhuan pothuajse fare prezencën e fëmijës. Në një studim tjetër në Filadelfia u vu re se nënat që shpërqëndroheshin shpesh duke folur në telefon u mësonin më pak fjalë të reja fëmijëve të tyre 2-vjeçarë.

Mungesa e vëmendjes ndaj fëmijës është normale kur ndodh ndonjëherë, por nëse ndodh shpesh për shkak të smartfonëve, është e dëmshme. Përdorimi i smartfonëve nga të rriturit mund të kthehet në varësi dhe sa herë që të rriturit duhet të qëndrojnë larg telefonit bëhen nervozë dhe i perceptojnë gjërat negativisht. Si pasojë, ata janë gjithë kohës të irrituar me fëmijën dhe mendojnë se fëmija po i manipulon ndërkohë që ai është thjesht duke kërkuar vëmendje. Shkëputja e prindit nga fëmija sepse ka për të shkuar diku apo ka për të kryer një detyrë nuk është e dëmshme, por qëndrimi me fëmijën duke parë celularin dhe duke iu përgjigjur mesazheve është i dëmshëm dhe zhvlerëson fëmijën.

Nëse prindërit nuk reflektojnë në mënyrën si i përkushtohen dhe si ia japin vëmendjen fëmijës, fëmijët do ta bëjnë atë me mënyrat e tyre të ndryshme dhe në të shumtën e rasteve me ato që bëjnë një prind që ta lëshojë menjëherë telefonin nga dora; sjellje devijante, të qara, siç edhe raportojnë të gjithë mësuesit për nxënësit e tyre në këto kohë. Sigurisht që prindërit sot zgjedhin një jetë shumë aktive dhe duhet t’u përgjigjen të gjithë njerëzve, të kontrollojnë lajmet, të bëjnë pazare online etj, por këshilla është që në atë gjysmë orën që keni vendosur ta kaloni me fëmijën, zhdukeni telefonin.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:femijeprinderstudimtelefon
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Plani vjetor i veprimtarive edukative (2018-2019)
Next Article “Përtej rrugës në të cilën rrallë shkohet”, Scott Peck
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?