Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Trajnimi për nxënësit me AK, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Trajnimi për nxënësit me AK, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

portalishkollor
Last updated: September 20, 2018 10:56 am
portalishkollor
Share
SHARE

Në ambientet e Qendrës së Trajnimeve dhe Projekteve Albas u zhvillua trajnimi i radhës për modulin “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës” me trajnere Denata Toçen.

Në ambientet e Qendrës së Trajnimeve dhe Projekteve Albas u zhvillua trajnimi i radhës për modulin “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës” me trajnere Denata Toçen. Në këtë trajnim morën pjesë mësues nga të gjitha qytetet e vendit. Kërkesat për regjistrim në këtë modul tejkaluan pritshmëritë. Interes të veçantë treguan mësuesit ndihmës të cilët udhëtuan nga zona të largëta për të ndjekur trajnimin si: Mallakastra, Korça, Gjirokastra, Dibra, Devolli etj.

Mësuesit ishin të interesuar për të gjitha çështjet që trajton ky modul si: Kuptimi mbi përfshirjen e fëmijëve me AK, këndvështrimi historik, kërkesat ligjore dhe integrimi i saj si një domosdoshmëri e sistemit të edukimit dhe fëmijëve në vështirësi për t’ia dalë; fëmijët me aftësi të kufizuar: llojet, vlerësimi, trajtimi, aktorët pjesëmarrës në vlerësim dhe trajtim. Sfidat dhe dilemat në përfshirje; vlerësimi i nevojave të fëmijëve me AK dhe ardhja në ndihmë e këtyre nevojave me programe te dedikuara. Programet e Edukimit Individual (PEI) dhe zhvillimi i objektivave brenda klasës. Teknikat dhe shkathtësitë e mësueseve në realizimin e objektivave.

Gjatë pushimeve, mësuesit që punojnë me tekstet shkollore Albas patën mundësi të kontaktojnë me stafin lidhur me planet mësimore, librat e mësuesit dhe mjetet didaktike që mund të përdorin për të përçuar sa më mirë dijet te nxënësit e tyre.

Profesionalizmi, materialet e bollshme dhe të pasura me informacion, shembujt praktikë dhe puna në grupe, mjediset e këndshme të punës si dhe mikpritja që ofronte qendra ishin pikat e forta që mësuesit evidentuan. Gjithashtu, ata pohuan domosdoshmërinë e trajnimeve të tilla. Gjatë komunikimit trajnerja është ndalur në vështirësitë që mësuesit hasnin rast pas rasti në përditshmërinë e tyre në shkollë. 

Pas testimit përfundimtar mësuesit u pajisen me certifikata të cilat përmbajnë 1 kredit i nevojshëm për të plotësuar zhvillimin profesional të mësuesit brenda një viti shkollor sipas udhëzimit të MASR, Nr 1 datë  20.01.2017. 

Modulin “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës”, i cili përmban 1 kredit dhe kushton 2 mijë lekë. Pagesa kryhet në çdo degë të Raiffaisen Bank pasi të kryeni procesin e regjistrimit. 

Qëndra e Trajnimeve Albas zhvillon trajnime me kredite për tre modulet e akredituara nga institucionet arsimore: Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës; Mësimdhënia në kurrikulat e reja; Menaxhimi i klasës.

Nëse hasni vështirësi gjatë procesit të regjistrimit jeni të lutur të kontaktoni në: 0697070480 ose në adresën trajnime@albas.al

Mbetemi në kontakt për çdo paqartësi apo nevojë që ju keni nëpërmjet numrave të telefonit dhe adresës së e-mailit. 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASpjesemarrjetrajnime
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Galeni, i pari që futi në mjekësi konceptin e eksperimentit
Next Article Planifikimi ditor bazuar në kompetenca
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?