Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: “Gjuha e lashtë shqipe (pellazgjishtja)”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

“Gjuha e lashtë shqipe (pellazgjishtja)”

portalishkollor
Last updated: August 15, 2018 1:05 pm
portalishkollor
Share
SHARE

“Gjuha e lashtë shqipe (pellazgjishtja)” bën një analizë përmbledhëse të fakteve të shumta gjuhësore, për të pasqyruar sa më qartë veçoritë kryesore të gjuhës së lashtë shqipe, evolucionin e saj të pandërprerë deri në trajtat e sotme të saj.

Muharrem Abazaj u lind në Skrapar në vitin 1940. Në vitin 1968 kreu Fakultetin Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës dhe u emërua drejtor në shkollën 8-vjeçare dhe më vonë të mesme, ku punoi për rreth 25 vjet.

Fillimisht i tërhiqnin vëmendjen disa emërtime territoresh në fshat dhe përreth tij, si: Shkozas, Zhukas, Vidhas, Gurës, Shpellas, Dardhas, Ferras, Qarrishtë, Mallas, Dëllinjas, Urëdhish, Kalot etj. dhe filloi të studiojë për formimin gjuhësor të tyre. Mbi bazën e analizës së këtyre emërtimeve, ai e shtriu këtë studim te një numër i madh emërtimesh të vendbanimeve jo vetëm në territorin e vendit tonë, por edhe shumë më gjerë. Duke vënë re një formim të njëjtë gjuhësor të të gjitha këtyre emërtimeve, të formuara nga përngjitja e fjalëzave njërrokëshe identike ose të përqasura me fjalë të shqipes së sotme, ai arriti në përfundimin se në lashtësi ka ekzistuar një gjuhë e përbashkët për të gjithë këtë territor që përfshinte jo vetëm Ballkanin, por edhe shumë më gjerë.

Kjo gjuhë duhej të ishte pellazgjishtja e lashtë, për të cilën kishin folur shumë studiues. Ai studioi të gjithë ata autorë që kishin mbrojtur tezën e prejardhjes pellazgjike të gjuhës shqipe.

Kur krijoi bindje se të gjitha këtyre emërtimeve u zbulohej përmbajtja kuptimore me gjuhën e sotme shqipe, atij i lindi mendimi t’i identifikonte këto fjalëza njërrokëshe edhe në mbishkrime të lashta. Filloi kështu deshifrimin e mbishkrimeve të lashta. Pas shumë vitesh përpjekjesh arriti që këto fjalë njërrokëshe të shqipes t’i gjejë në mbishkrimin e hershëm “Lapidari i Lemnosit”, mbishkrim i shek. VI pes. Burimi kryesor ku ai gjeti mbishkrime të cilave u zbulohej përmbajtja me anën e shqipes së sotme, ishin mbishkrimet etruske, të cilat kishin tekste me disa qindra fjalë secili. Kur u bind se kishte zbuluar këtë gjuhë të lashtë kaq të përafërt me gjuhën shqipe, ai u sigurua se këtu kishim të bënim me një vazhdimësi gjuhësore pellazgo-shqipe. Me këto fakte gjuhësore ai i botoi sprovën e parë “Kodi i gjuhës pellazgo-shqipe” (2011). Në vitin 2013 botoi sprovën e dytë, librin “Pellazgët kanë folur dhe shkruar shqip”.

“Gjuha e lashtë shqipe (pellazgjishtja)” bën një analizë përmbledhëse të fakteve të shumta gjuhësore, për të pasqyruar sa më qartë veçoritë kryesore të gjuhës së lashtë shqipe, evolucionin e saj të pandërprerë deri në trajtat e sotme të saj.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:muharrem abazajpellazgjishtja
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Model platforme për drejtimin e shkollës
Next Article Si t’i angazhojmë në mësim të gjithë nxënësit?
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?