Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Hapat që duhen ndjekur për në universitet (2018)
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Hapat që duhen ndjekur për në universitet (2018)

portalishkollor
Last updated: July 7, 2018 7:49 am
portalishkollor
Share
SHARE

Maturantët duhet të ndjekin me vëmendje të gjitha informacionet që publikohen nga institucionet arsimore si dhe nga universitetet. Kjo për të bërë të mundur që ata të vijojnë studimet e larta, e për këtë duhen parë kriteret e universiteteve, kuotat etj. 

Nga data 5 korrik deri në 15 korrik maturantët do  të kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit për në universitet.

30 korrik deri në 04 gusht bëhet aplikimi për në raundin e parë në portalin U-Albania. Fituesit shpallen brenda datës 28 gusht. 

30 gusht deri në 12 shtator bëhen 7 faza 48 orësh dhe regjistrimi në sekretari. Ndërsa data 13 shtator është një datë që i dedikohet çregjistrimit.

15 shtator deri në 20 shtator bëhet aplikimi për në raundin e dytë në portalin U-Albania. Fituesit e kësaj faze shpallen brenda datës 25 shtator.

27 shtator deri në 6 tetor bëhet regjistrimi në sekretarinë mësimore, ndërsa data 7 tetor është e vetmja datë çregjistrimi.

09 tetor deri 13 tetor bëhet aplikimi për në raundin e tretë në portalin U-Albania.

15 tetor deri në 18 tetor bëhet aplikimi për maturantët jo fitues, ndërsa regjistrimet bëhen me 19-20 tetor.

Pyetje dhe përgjigje

Çfarë do të thotë kriter mbi mesataren?

Me Kriter mbi Mesataren, do të shprehet lloji i mesatares/eve të cilën programi i studimit ka përfshirë në formulën e llogaritjes së pikëve.

Mesataret ndahen në disa lloje, sipas peshës që zënë në formulat e secilit program studimi.

Disa nga llojet e mesatareve janë:

Mesatare VKM e cila shprehet si mesatarja aritmetike e Mesatares së Përgjithshme të Gjimnazit dhe Mesatares së Maturës Shtetërore.

Mesatare aritmetike e shkollës së bashku me maturën shpreh mesataren e thjeshtë të llogaritur nga notat e shkollës së mesme së bashku me të maturës.

Mesatare VKM * Koefiçent Profili shpreh mesataren e VKM të shumëzuar me koefiçentin e profilit të gjimnazit të caktuar nga Universiteti.

Çfarë do të thotë pesha e një kriteri?

Me peshë, do të kuptohet përqindja që zë kriteri në formulën e përllogartjes së pikëve të atij programi studimi.

Çfarë janë kriteret me gruplëndë dhe jo grup lëndë?

Kriteret me gruplëndë janë një grup lëndësh të cila, së bashku, përbëjnë një përqindje të caktuar të formulës.

Shembuj me gruplëndë mund të jenë:

Kriter me gruplëndë “Fizikë”, i cili përfshin në përllogaritje (në rast se maturanti e ka zhvilluar) edhe lëndët Fizikë e thelluar, Fizikë e avancuar ose Shkencë.

Kriter me jo gruplëndë do quhen lëndët të cilat, të vetme, përbëjnë një përqindje të caktuar të formulës së programit të studimit.

Çfarë nënkupton “ndikon” në kriteret mbi lëndët?

“Ndikon” nënkupton që mungesa e një lënde llogaritet me notë 0, ndërsa e kundërta nënkupton që llogariten vetëm lëndët që janë zhvilluar.

Çfarë janë kriteret mbi koefiçientët?

Kriteret mbi koefiçentët sipas profileve shprehin koefiçentin e caktuar nga Universiteti mbi profilet e gjimnazit.  Koefiçentët mund të jenë për Program studimi, për Fakultet, ose në rang Universiteti.

Koefiçentët e profileve për një Program studimi, vlejnë vetëm për atë program, dhe jo për programet e tjera.

Koefiçentët e profileve për fakultetin vlejnë për të gjithë programet e studimit të atij fakulteti.

Koefiçentët e profileve për universitetin, vlejnë për të gjithë programet e studimit të atij universiteti.

Çfarë janë kriteret e tjera?

Kriteret e Tjera, janë fusha të përdorura nga Universiteti, për të shprehu Kritere të llojeve të tjera (si p.sh prani e një konkursi pranimi), ose, për të qartësuar maturantët lidhur me mënyrën e llogaritjes së pikëve apo me proçedurat që duhet të ndiqen për aplikim në një program të caktuar studimi.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:hapatrregjistrimuniversitet
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Sporti dhe ushqimi, gabimet që duhen shmangur
Next Article Sa kohë duhet të kaloni me fëmijën tuaj?
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?