Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Shkëputur nga ditari i një ish-nxënëseje që sot është mësuese…
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Shkëputur nga ditari i një ish-nxënëseje që sot është mësuese…

portalishkollor
Last updated: March 28, 2023 1:51 pm
portalishkollor
Share
SHARE

“Për çfarë duhet të jesh mësues kur nuk të lenë të punosh siç duhet? Reflektoni dhe edukojini fëmijët, nëse prisni diçka nga e ardhmja, në të kundërt nuk do të kemi asnjë shpresë!”. Shkrim reflektues nga mësuesja Malvina Lamçe Rista.

Dita kur mësuesja jote të kish’ folur, ngritur zërin, apo kritikuar, ishte dita më e keqe për ty. Kokulur ktheheshe në shtëpi, tërë frikë dhe mendime negative se çfarë do dëgjoje edhe nga prindi. Nuk mund të mbaje të fshehta, ishte e kotë. Ata të lexonin në sy dhe sigurisht, babai i pari, në rastin tim, do të ma vinte në dukje që sot kishte ndodhur diçka me patjetër, në shkollë. Oh, sa turp më vinte me veten, si e kisha çuar situatën deri në pikën që kisha marrë dhe kritika! E dija përgjigjen e babait tim, sigurisht që unë e kisha fajin. 

Duhet të kërkoja falje dhe mos të përsërisja më gabimin. Babai nuk donte sqarime të mëdha, i mjaftonte të kthente sytë nga unë dhe çdo gjest, qëndrim apo fjalë kuptohej më së miri. Më vinte turp nga vetja që e kisha nervozuar mësuesen. Të nesërmen mezi e prisja, t’i kërkoja falje dhe ajo të më falte atë buzëqeshjen e saj, që me të vërtetë, ja doja shumë. 

Sot në 2023, “fëmija”, nxënësi, shkon duke qarë në shtëpi se mësuesja i ka venë notë të keqe, apo e ka kritikuar dhe që të nesërmen, vjen prindi dhe i ulëret mësuesit, se pse i ka qarë fëmija. Nuk ka më as turp, as brejtje ndërgjegje, asgjë. Çudi! Prindi nuk interesohet për shkallën e njohurive të fëmijës, por interesohet që ai t’i ketë të gjitha 10-ta, pa meritë! Mjafton dukja, kjo po, ka rëndësi! Kush po pyet për brendinë…

Vërtetë nuk e di se çfarë lloj vlere do të përcjellë ky prindi i kohëve moderne, por një gjë e di me siguri…Po kur ky fëmijë të rritet çfarë do të përcjellë? Apo do të këtë prapë mamin me babin pas?  Rëndësi nuk paska formimi jo, por, dukja, fasada, është më e rëndësishme! 

Sa për të ardhur keq…

Jam pa fjalë! Më thoni ku ta gjej motivimin mësuesi që kërkon ta bëj siç duhet punën e tij, lufton dhe merr pjesë sistematike në trajnime mbi dhe për të nxënët dhe në fund përballet në praktikë me fenomene të tilla. Për çfarë duhet të jesh mësues kur nuk të lenë të punosh siç duhet? 

Reflektoni dhe edukojini fëmijët, nëse prisni diçka nga e ardhmja, në të kundërt nuk do të kemi asnjë shpresë!

Nga Malvina Lamçe Rista

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ditarish nxenesemesueseprinderitreflektoni
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Të nderuar nxënës, faleminderit që më mësuat!
Next Article Teknologjia në mësimdhënie- workshopi i suksesshëm që mblodhi mësuesit e gjuhës shqipe dhe të letërsisë nga e gjithë Shqipëria
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?