Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Si mund ta ndihmoni fëmijën tuaj disleksik?
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Si mund ta ndihmoni fëmijën tuaj disleksik?

portalishkollor
Last updated: September 25, 2018 12:35 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Disleksia është një aftësi e kufizuar e të mësuarit në lexim. Fëmijët me disleksi kanë vështirësi të lexojnë me saktësi dhe rrjedhshëm. Ata gjithashtu mund të kenë probleme me drejtshkrimin. Njihet ndryshe si vështirësi në lexim e shkrim dhe prek deri në dhjetë përqind të fëmijëve. Disleksia zbulohet në shkollë, kur fëmija mëson për të lexuar dhe shkruar. Zakonisht diagnozën e disleksisë e jep psikologu pasi është njoftuar nga mësuesi.

Çfarë duhet të bëni nëse fëmija juaj është disleksik?

Nëse fëmija juaj është disleksik atëherë dy gjëra të rëndësishme që duhet t’i dini janë:

Së pari, disleksia është një çështje e zakonshme e të mësuarit që kanë shumë njerëz të suksesshëm. Së dyti, ekzistojnë strategji dhe metoda të mësimdhënies që mund të ndihmojnë.

Mësoni se çfarë mund të bëni që fëmija juaj disleksik të marrë mbështetjen që i nevojitet në shkollë dhe në shtëpi.

Mësojini gjithçka që mundeni rreth disleksisë.

Kuptimi i sfidave të saj është çelësi për t’i gjetur fëmijës tuaj ndihmën më të mirë. Mësoni se çfarë është dhe nuk është disleksia. Zbuloni se si truri disleksik punon ndrys

Pyetni mjekun e psikologun për terapitë më të mira

Bisedoni me mjekun e fëmijës suaj për trajtimin ose mundësitë e terapisë. Këto mund të përfshijnë punën me një specialist të leximit ose një patolog të gjuhës së folur. Bëni çdo pyetje që mund të keni rreth opsioneve të tjera të terapisë ose specialistëve që mund të ndihmojnë fëmijën tuaj.

Bisedoni me fëmijën tuaj rreth disleksisë

Ndihmoni atë të kuptojë se si disleksia mund ta prekë atë në fusha të caktuara, duke përfshirë jetën shoqërore.

Kjo do t’i ndihmojë të përshtaten kudo dhe të përpiqen për më të mirën.

Mësojini fëmijës tuaj të jetë avokati i vetes

Flisni për disa mënyra se si mund të kërkojë ndihmë kur e shikon se disleksia po i bëhet pengesë diku. Kur të mësojë më shumë rreth saj, është më i gatshëm ta pranojë si ҫrregullim.

Ushtrojini sa më shumë në shtëpi

Shikoni për mënyra argëtuese për të inkurajuar leximin dhe shkrimin jashtë shkollës. Ka edhe strategji që mund të provoni në shtëpi për të ndihmuar me disleksinë. Prekni  interesat e tyre dhe përdorni pikat e forta. Krijojini një hapësirë për detyrat e shtëpisë.

Kujtojini fëmijës  tuaj se disleksia nuk e mposht atë

Uluni së bashku dhe shikoni filma që kanë disleksi. Shqyrtoni tregimet e suksesit me njerëz që kanë disleksi. Nxiteni që ajo të lexojë libra që karakterizojnë personazhe me këtë ҫrregullim. 

Tregojini që në fund të fundit nuk janë të vetmit që kanë disleksi dhe sa shumë figura të njohura kanë arritur suksesin në jetë, dhe e kanë mposhtur atë.

K. Gega

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:disleksiafemije
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Projekt kurrikular ndërlëndor, klasa e I
Next Article Plani vjetor i veprimtarive edukative (2018-2019)
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?