Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Dhurojini fëmijës tuaj librin “Më quajnë… Arkitekt Sinani”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Dhurojini fëmijës tuaj librin “Më quajnë… Arkitekt Sinani”

portalishkollor
Last updated: June 1, 2018 10:29 am
portalishkollor
Share
SHARE

Këtë 1 Qershor, fëmijëve do t’u bëj dhuratë librin “Më quajnë… Arkitekt Sinani”, si shenj e besimit që tek ata do të lartësojë dija, si motivim shtytës i mbajtjes së librit si të vetmin komunikim ndritshmërie të pasurimit të jetës dhe shpirtit të tyre.

Nga të gjitha dhuratat, libri ka qenë dhe mbetet për mua më hyjnori. Kam bërë një betim se nuk do të pranoj dhe nuk do të bëj asnjë dhuratë tjetër të shtrenjtëve të mi, veç librit. Edhe pse jo gjithnjë fati nuk ka qenë në anën time, ngulmoj t’i përmbahem me insistim kësaj fjale të dhënë. 

Dhe këtë 1 Qershor, janë fëmijët, atyre që do t’u bëj dhuratë librin “Më quajnë… Arkitekt Sinani”, si shenj e besimit që tek ata do të lartësojë dija, si motivim shtytës i mbajtjes së librit si të vetmin komunikim ndritshmërie të pasurimit të jetës dhe shpirtit të tyre. 

Doli nga shtypi libri im i radhës, “Më quajnë… Arkitekt Sinani”. Ky libër është pjesë e serisë që ALBAS ka lançuar për promovimin e figurave qendrore të kulturës dhe artit, arkitekturës dhe muzikës, letërsisë dhe historisë, kombëtare dhe botërore. Përmes librit, kjo shtëpi botuese kërkon t’u pasojë gjeneratave testamentin e vlertë të vetëdijes, asaj e cila është shtruar me yjësinë e emrave dhe personaliteteve, kontributeve qytetëruese dhe kurajozëve të historisë. 

Shfrytëzoj rastin të falënderoj në mënyrë të veçantë, Latif Ajrullai, Rita Petro (botuese), të cilët i kanë besuar penës dhe përkushtimit tim prurjen e Arkitekt Sinanit, rivlerësimin, kësaj here për fëmijën e moshës 9-vjeçare, të këtij personaliteti të spikatur të arkitekturës botërore dhe krenarisë shqiptare.

Pjesë të kësaj mirënjohjeje është edhe Entela Kasemi (ilustruese) që gëzon atributet e bashkëautorësisë, asaj që ka bërë ilustrimin grafik të këtij botimi. Një pasurim figurativ shumë profesional i këtij rrugëtimi njohës të Arkitekt Sinanit. Për bashkëpunimin e përulur dhe cilësor, atyre që u lutem ti bëjnë vend falënderimit të përzemërt, janë Natasha Pepivani (kryeredaktore), Artemisa Bushi (redaktore), Dritan Egro (konsulent shkencor), Eldion Nevruzi (dizajni). Nuk dua të lë jashtë falënderimit për dashamirësinë dhe ngrohtësinë e treguar gjithë stafit të ALBAS, Tiranë. 

“Më quajnë… Arkitekt Sinani” është një urëlidhje e disponimit aktual me atë manifestim gati të hyjshëm aftësishë gjeniale të këtij personaliteti që dominon traditën islame në fushën e ndërtimit. Ky personalitet vjen përmes këtij botimi për të ofruar një njohje dhe vlerësim për Arkitekt Sinanit, veprimtarinë krijuese që e skaliti emrin e tij në kolanën e gjenive të qytetërimit botëror. 

“Më quajnë… Arkitekt Sinani” e gjeni te botimet ALBAS në të gjitha libraritë, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni. Miq të vegjël, uroj t’i bëni vend në interesimin tuaj këtij libri, këtij shqiptari të madh, kësaj figure emblematike të arkitekturës, i cili pasuroi qytetërimin islam dhe neve si shqiptarë na shpërbleu me krenari të lartë.

Përulësisht, juaji Albert Vataj

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:1 qershoriarkitektfemijesinani
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Albas uron të gjithë fëmijët gëzuar 1 Qershorin
Next Article Ermal Meta në 1 qershor në sheshin “Skënderbej”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?