Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Tirana mirëpriti 1000 sportistë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Tirana mirëpriti 1000 sportistë

portalishkollor
Last updated: May 8, 2018 10:13 am
portalishkollor
Share
SHARE

Në më pak se një vit nga ndërtimi i tij, Parku Olimpik në Tiranë është kthyer në qendrën më të madhe të sporteve. Ky park mikpriti gjatë fundjavës edicionin e 7-të të Kampionatit Ndërkombëtar të Taekwondo-s, ku morën pjesë rreth 1000 sportistë nga 11 vende të botës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se Tirana po kthehet në kryeqytetin e sportit të të gjithë shqiptarëve. “Më vjen mirë mirëpritëm nga mbi 1 mijë atletë nga 11 vende të botës. Fakti që Tirana po përjeton një rilindje të sportit me hapjen e 62 palestrave, shto këtu edhe suksesin e Parkut Olimpik, na bën të ndihemi shumë mirë”, tha ai. Kryebashkiaku u bëri apel prindërve që të ndihmojnë në masivizimin e sportit tek moshat e reja dhe largimin e fëmijëve të tyre nga jeta pasive.

Ai nënvizoi se palestrat e shkollave do të shërbejnë pasditeve dhe në fundjavë si qendra komunitare për aktivitete të ndryshme. “Kemi sot jo vetëm mjedise ku mund të ushtrohen të rinjtë, por mbi të gjitha të mësojmë si fitojmë, si humbim, çfarë është fair-play, të kuptojmë që asnjë humbje nuk zgjat përgjithmonë, por asnjë fitore nuk duhet të na bëjë arrogantë. Një qytet me të rinj që merren me sport është qytet më i shëndetshëm, e mbi të gjitha një qytet i mbushur me qytetarë që respektojnë rregullat”, shtoi Veliaj, teksa siguroi se Bashkia e Tiranës do të vijojë të vijojë mbështetjen dhe fuqizimin për aktivitete të tilla.

Leo Kapri organizator i “7th TOP Tirana OPEN International Taekwondo Tournament” falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mbështetjen e vazhdueshme për sportin. “Tirana Open” është aktiviteti i shtatë që zhvillojmë, një ndër aktivitetet më të mëdha në vendin tonë sa i përket sportit të taekëondo. Falenderojmë Bashkinë e Tiranës pasi na ka mbështetur vazhdimisht, këtë herë me këtë sallë të mrekullueshme, një ndër dhuratat më të mëdha që i është bërë qytetit tonë, dhe i jep këtij sporti një shans që të përmirësohet si në masivitet dhe pjesëmarrjen e sportistëve më cilësorë”, tha Kapri.

Prej disa ditësh Bashkia e Tiranës ka nisur një fushatë për promovimin e aktivitetit sportiv në qytet, duke hapur të gjitha palestrat e shkollave, që mund të shfrytëzohen nga të rinjtë dhe komuniteti rreth shkollës.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:sporttaekwondotirana
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Albas zhvillon trajnime me kredite në Vlorë
Next Article Hipokrati, sot njihet si “babai i mjekësisë”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?