Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Bashkia e Tiranës, internet falas në qendër të qytetit
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Bashkia e Tiranës, internet falas në qendër të qytetit

portalishkollor
Last updated: May 31, 2018 10:06 am
portalishkollor
Share
SHARE

Nisma “Tirana Smart City” e Bashkisë së Tiranës për ofrimin e shërbimit “Free WiFi” ka filluar të funksionojë në sheshin “Skënderbej”, ndërsa së shpejti do të vijë edhe në disa nga hapësirat publike të qytetit si Pazari i Ri, “Qyteti Studenti”…

Ke ardhur për të fotografuar sheshin “Skënderbej” dhe dëshiron ta postosh në rrjetet sociale? Mirë, atëherë mund të logohesh në shërbimin e internetit falas që Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e Albtelecom, ka vendosur në qendër të kryeqytetit, por së shpejti edhe në disa nga pikat më të frekuentuara nga qytetarët dhe turistët. Nisma “Tirana Smart City” e Bashkisë së Tiranës për ofrimin e shërbimit “Free WiFi” ka filluar të funksionojë në sheshin “Skënderbej”, ndërsa së shpejti do të vijë edhe në disa nga hapësirat publike të qytetit si Pazari i Ri, “Qyteti Studenti” apo Parku i Liqenit.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Albtelecom, Tahsin Yilmaz, testuan shërbimin e internetit falas në sheshin “Skënderbej”, i cili  tashmë është kthyer tërësisht në funksion të këmbësorëve. “Po vijojmë punën në kantierin e sheshit “Skëndërbej”, por tani duke u krijuar mundësi qytetarëve të kenë akses në rrjet. Jemi bërë partnerë me Albtelecomin për t’u siguruar që në 7 pika të sheshit “Skënderbej” të kemi burim valor me shpejtësi 1 Gb, për të gjithë vizitorët. Sistemi i internetit është falas për të gjithë qytetarët. Pra, ata që duan ta vizitojnë sheshin, kanë edhe një mundësi më shumë për të ardhur këtu”, tha Veliaj.

Duke e cilësuar si një ditë të bukur për Tiranën që përqafon çdo ide inovatore, Veliaj ftoi qytetarët ta shfrytëzojnë këtë mundësi të re. Pas regjistrimit herën e parë, qytetarët do të lidhen automatikisht sa herë që kalojnë në sheshin “Skënderbej”, duke përfituar internet falas. “Testi ynë i parë e kaloi me sukses provën dhe dua t’i ftoj të gjithë, teksa shkoni në shesh, regjistrohuni një herë në rrjet dhe mandej, sa herë të kaloni këtu, do të lidheni automatikisht me internetin falas”, deklaroi kryebashkiaku i Tiranës.

“Duam të targetojmë çdo moshë, ndaj na vjen mirë që ka fëmijë që mësojnë biçikletën në shesh, na vjen mirë që të rinjtë vijnë për koncerte këtu, na vjen mirë kur të moshuarit zënë një hije dhe bëjnë bisedat e tyre, por duam çdo grupmoshë, sidomos adoleshentët, që ta përdorin internetin dhe teknologjinë në natyrë. Ndaj, edhe ata që thonë se rrinë në shtëpi sepse aty kanë internet, s’është e vërtetë sepse tani ka internet edhe në shesh”, tha Veliaj.

Ai tha se këtë verë Tirana do të jetë stacioni i yjeve të muzikës botërore, të cilët do të performojnë për publikun shqiptar. “Edhe koncertet e Ermal Metës dhe Rita Orës që po organizojmë me Albtelecomin janë një arsye më shumë për dalë nga shtëpia. Do të argëtohemi, do të kemi internet falas për të gjithë ata që kujtimet e Tiranës si turistë duan t’ua çojnë të afërmve të tyre”, shtoi Veliaj.

Shërbimi WiFi publik ofrohet nga Bashkia e Tiranës nën emërtimin “Bashkia Tiranë Free WiFi”.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:falasinternetsmart cityTirane
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Provimi i shtetit për mësuesit, QSHA: javën e tretë të shtatorit 2018
Next Article Albas uron të gjithë fëmijët gëzuar 1 Qershorin
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?