Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: “Shkolla që i mban dyert të hapura”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

“Shkolla që i mban dyert të hapura”

portalishkollor
Last updated: May 16, 2018 8:33 am
portalishkollor
Share
SHARE

“Në fillim, kur sapo nisa punën në këtë shkollë, kisha maninë të kontrolloja gjithçka. Mbyllja me dry derën e oborrit të shkollës dhe nervozohesha po të gjeja një lule të thyer, apo një pllakë të lëvizur. Por me kalimin e kohës, pas … “

Me drejtoreshën e shkollës “Evropa”, zonjën Valbona Murxhini.

Për shkak të punës, më është dashur që shpeshherë të takojë mësues, drejtues shkollash, prindër dhe mes tyre kam  kuptuar që heronjtë  e vërtetë herë i fshehim vetë, e herë na fshihen aq modestë në rrapëllimën e ditëve të tyre. 

Për një arsye të tillë, sot me kolegë shkuam në shkollën “Evropa”, në fshatin Katund i Ri të Elbasanit. Këto vizita të papritura, qofshin edhe miqësore, ka raste që na bezdisin. Se ndodh si në shtëpi, një rrugicë e shkelur, një filxhan i përdorur në lavaman, një pecetë e hedhur pa mendje, na bën që të shpërvjelim buzët kur mysafiri i paftuar në vjen në derë…

Por, në fakt sapo shkelëm në oborrin e shkollës, aroma e luleve na derdhi e para mirëseardhjen. Kishim dëgjuar shumë për stafin e mrekullueshëm të shkollës “Evropa”, e kishim parë në mediet e ndryshme, por kur e shkel vetë, atëherë nis e beson që përtej zhurmës së përditshmërisë sonë përtej medaljeve që varen vend e pavend në kraharorë të shëmtuar, janë edhe disa njerëz, që si bletët punëtore, në hojet e tyre, derdhin nektarin e së ardhmes….

Drejtoresha e shkollës zonja Valbona Murxhini, na priti me një buzëqeshje që ia hijeshonte edhe më shumë fytyrën e ëmbël. Asnjë shenjë bezdie, asnjë shqetësim. Shkolla, si në duart e një amvise të mirë, shkëlqente e pastër dhe me dritë. Por arsyeja që për të cilën, vendosa të shkruaja për zonjën Murxhini, në të vërtetë shkonte përtej shkollës: ishte lidhja e saj e ngushtë me komunitetin. 

-Banorët e fshatit, e duan shumë shkollën, na thotë Valbona- Gjithçka është mbjellë nga fëmijët dhe prindërit. Sa herë kemi nevojë, komuniteti është këtu pranë nesh. 

Në të vërtetë, dora e prindërve ishte e dukshme. Oborri ishte i mbjellë me lule që garonin mes tyre me ngjyrat. Klasat të pastra dhe muret të stolisua me punët e fëmijëve. Edhe në riparimin e çatisë së shkollës, drejtoresha kërkonte ndihmën e komunitetit, i cili asnjëherë nuk ishte i kursyer. 

-Në fillim, kur sapo nisa punën në këtë shkollë, kisha maninë të kontrolloja gjithçka. Mbyllja me dry derën e oborrit të shkollës dhe nervozohesha po të gjeja një ule të thyer, apo një pllakë të lëvizur. Por me kalimin e kohës, pas këtyre shenjave të vogla, kuptova se banorët e fshatit, pasditeve gjenin mënyrën dhe sillnin fëmijët në oborrin e shkollës. Atëherë vendosa të lija hapur dyer e oborrit. 

Që atëherë, ata vijnë çdo pasdite dhe kalojnë kohë në oborr, luajnë fëmijët, shëtisin dhe, ajo që ka më shumë rëndësi, kujdesen vetë për shkollën, për lulet, për murin rrethues.  Jam kaq e qetë, sepse ata nuk lejojnë askënd të bëjë një dëm… 

Dhe si për tu thënë faleminderit, drejtoresha kishte organizuar festën e “Ditës së prindërve”, duke qenë e para në qytetin e Elbasanit që ndërmerrte një nismë të tillë.

Ndërsa largoheshim nga shkolla “që mbante përherë dyert të hapura”, disa banorë të zonës na përshëndetën:

-Nëse keni ardhur për kontroll, na thanë ata- dërgoni fjalë të mira për Valbonën, atje lart, sepse është goca jonë…- si për të na e pohuar edhe një herë për atë që ne e pamë me sytë tanë. 

Sigurisht, që vizitorë si ne, nuk kanë asnjëherë mundësinë “të dërgojnë fjalë atje lart”, por, kemi kënaqësinë të ndajmë këtë përvojë mes mësuesve, për të pohuar edhe një herë se heronjtë i kemi pranë, vetëm se janë të fshehur mes punës së tyre.  

Prind duke rregulluar çatinë e shkollës
Nxënës duke mbjellë lule

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:elbasaneuropashkollevalbona murxhini
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Shkolla “1 Maji” hap dyert për të rinjtë e njësisë 1 dhe 2
Next Article Fëmija juaj belbëzon?
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?