Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: “Virtytet që unë vlerësoj më shumë te një njeri”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

“Virtytet që unë vlerësoj më shumë te një njeri”

portalishkollor
Last updated: May 27, 2018 1:52 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Janë tri… tri cilësi, tri virtyte, që e përsosin njeriun për mua. Mund ta quash trinitetin më të shenjtë të personalitetit njerëzor, që gati asnjëherë nuk arrihet.

Përkushtimi... i pari. Është kokëfortësia acaruese, por e shëndetshme, që e gjejmë tek këngëtarët, sportistët, politikanët  dhe tek të gjithë personalitetet që i ndjekim me kaq pasion sot. Don Kishoti nisi aventurat e tij me përkushtimin e jashtëzakonshëm ndaj drejtësisë dhe fisnikërisë kalorësiake.

 Për këtë… unë e adhuroj Don Kishotin.

Dashuria… e dyta. Nuk ka rëndësi nëse është dashuri  për familjen ose atdheun. Nëse sakrifikojmë veten për atë që duam, mundemi edhe të arrijmë të jashtëzakonshmen. Kur Milosaoja humbi familjen, vdiq duke luftuar në Shkodrën e lashtë ilire  për hir të dashurisë ndaj atdheut të tij. 

Për këtë… unë e adhuroj Milosaon.

Sinqeriteti… i fundit. Duke qenë edhe më i rëndësishmi, ai haset tepër rrallë tek personazhet, por shikohet shumë tek pasojat  që shkaktohen nga mungesa e tij.  Martesa e Ema Bovarisë ra nga mungesa e kësaj shtylle jetike. Mashtrimet, gënjeshtrat  dhe punët pas shpine shkatërruan dashurinë, martesën  dhe më pas, jetën e Emës.

 Për këtë… nuk e adhuroj  deri në pafundësi Zonjën Bovari.

Nëse ju keni qoftë edhe një nga këto virtyte, do të më keni mik përjetë. Mjafton të jeni të dashur me mua, pra të sakrifikoni veten për mua.

 Mjafton të jeni të përkushtuar, pra t’i shkojmë bashkë gjërave deri në fund.      

 Për këtë… do të doja t’ju adhuroja edhe juve…

Ardit Drishti, kl.XI-2

Gjimnazi “Ernest Koliqi”, Tiranë

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ardit drishtiesevirtyte
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Arsimi parauniversitar, terma dhe përkufizime
Next Article “Kështu bëhet, sepse kështu ka thënë mësuesja”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?