Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Psikologu i Harvardit: Gabimi numër 1 në komunikim është …
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Psikologu i Harvardit: Gabimi numër 1 në komunikim është …

portalishkollor
Last updated: September 9, 2018 1:09 pm
portalishkollor
Share
SHARE

“Ka disa beteja në histori që janë humbur pikërisht për shkak të një komunikimi të zbrazët”, thotë profesor i psikologjisë në universitetin e Harvardit Steven Pinker.

Në vendet e sotme të punës ku bisedat e e-maileve dhe chateve janë kaq të zakonshme, më shumë se takimet personale, rreziku i keqinterpretimit është më prezent. Dhe askush nuk është imun nga kjo.

Pinker, autor i shkrimit të manualit “The Sense of Style” thotë se pengesa kryesore për një komunikim të qartë është fenomeni i quajtur “mallkimi i dijes”.

Kjo shprehje në thelb do të thotë se “kur di diçka, është jashtëzakonisht e vështirë të dihet se çfarë është, sikur të mos e dinë. Vetë njohuritë tuaja duken aq të dukshme sa jeni të prirur të mendoni se dhe të tjerët e dinë gjithashtu”, thotë për CNBC Pinker.

Problemi me këtë është se ju keni më shumë gjasa të përdorni zhargonin që shumë njerëz nuk e kuptojnë, duke anashkaluar hapin e shpjegimit, duke ju çuar në diçka abstrakte se në shpjegimin me terma konkrete.

Por çfarë mund të bëni për të kapërcyer “mallkimin e dijes” në shkrimin dhe të folurin tuaj? Këto janë sugjerimet e Pinker:

Zgjidhi fjalët me kujdes

“Një tjetër gjë për t’u mbajtur mend, është se fjalët vetë nuk janë pika e fundit e komunikimit. Fjalët janë një dritare në botë”, thotë Pinker.

Ju përdorni fjalët për të skicuar fotot mendore, për të përcjellë ide dhe për të krijuar histori. Ja pse është e rëndësishme të zgjidhni fjalët që do të ndihmojnë njerëzit të kuptojnë atë që po përpiqeni të thoni. Prandaj përpiquni të zëvendësoni zhargonin, idiomat dhe metaforat me fjalë të thjeshta, të shkurtra dhe të zakonshme me një shpjegim direkt.

Ndrysho me ashpërsi

Shpesh, pjesa më e rëndësishme e shkrimit është rishkrimi dhe Pinker rekomandon përpunim të përpiktë.

“Kaloni disa hapa të fshirjes dhe rishkrimit me qëllimin e vetëm për ta bërë atë që shkruani sa më të qartë. Për çdo fjali pyet: “A i përcjell të tjerëve kjo atë që dua të them? A më duhet ta them më konkretisht?”, vijon psikologu.

Së fundmi, duke sqaruar mesazhin tuaj për të tjerët, të ndihmon të jesh më i qetë, më i suksesshëm në jetë dhe në punë, e veçanërisht kur e konsideroni alternativë: keqkuptimin.

“Nëse do të ketë më shumë vëmendje për të pastruar shkrimin dhe komunikimin, mund të sigurojmë efikasitet në biznes, edukim, qeverisje dhe frustrimet e jetës së përditshme”, përfundon Pinker.

Parajsa Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:komunikimsteven pinker
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Si të jeni senator klase i suksesshëm?
Next Article Programet orientuese për maturën shtetërore 2018-2019
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?