Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Vlerësimi përfundimtar, përshkrimi i notës
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Vlerësimi përfundimtar, përshkrimi i notës

portalishkollor
Last updated: April 18, 2018 10:03 am
portalishkollor
Share
SHARE

Vlerësimi përfundimtar shënohet në regjistër duke plotësuar kolonat e “Vlerësimit Vjetor” dhe në kolonën e “Notës përfundimtare”.

Vlerësimet vjetore përmbajnë:

  • Notën vjetore të vlerësimit të vazhduar që është rezultat i tri periudhave.
  • Notën vjetore të vlerësimit me test ose detyrë përmbledhëse që është rezultat i tri periudhave.
  • Notën vjetore të vlerësimit të dosjes së nxënësit që është rezultat i tri periudhave.

Në rast kur ecuria e nxënësit është e dukshme progresive ose regresive gjatë dy

periudhave të fundit, vlerësimi i tij vjetor në secilën nga rubrikat mund të jetë progresiv

ose regresiv. Në rast kur ecuria e tij nuk është e qëndrueshme përgjatë tri periudhave, atëherë vlerësimi llogaritet me mesatare.

Nota përfundimtare llogaritet me përqindje për secilën nga rubrikat

Tabela: Pesha në përqindje e llojeve të vlerësimit

  Lloji i vlerësimit  Pesha në përqindje  
Vlerësimi i vazhdueshëm    40%
Vlerësimi me test ose detyrë përmbledhëse  40%
Vlerësimi i portofolit së nxënësit    20%

Hapat për njehsimin e notës përfundimtare janë:

  • Përcaktohet nota vjetore e vlerësimit të vazhduar (NVV), bazuar në tre notat e periudhave, duke gjykuar në mënyrë progresive.
  • Përcaktohet nota vjetore e testit/detyrës përmbledhëse (NTP) bazuar në tre notat e periudhave, duke gjykuar në mënyrë progresive.
  • Përcaktohet nota vjetore e portofolit të nxënësit (NVP) bazuar në tre notat e periudhave, duke gjykuar në mënyrë progresive.
  • Shumëzohet secila prej notave me përqindjen përkatëse.
  • Mblidhen këto prodhime dhe shuma rrumbullakoset me numër të plotë (psh.8,8 = 9).

(NVV x 0.4) + (NTP x 0.4) + (NVP x 0.2) = Nota përfundimtare

Përshkrimi i notës përfundimtare vjetore argumenton nivelin e arritjeve të

kompetencave të fushës/lëndës. Përshkrimi i referohet pikave më të forta që ka nxënësi

lidhur me përmbushjen e kompetencave të lëndës

Shembull 1: Lënda Matematikë

Nota përfundimtarePërshkrimi i vlerësimit
9Arba (nxënësja) modelon dhe zgjidh situata problemore që lidhen me shumëkëndëshat dhe shndërrimet gjeometrike duke përdorur simbolet përkatëse. Ajo përdor rregulla elementare të logjikës e të arsyetimit që lidhen më së shumti me probabilitetin dhe përpunimin e të dhënave duke përdorur programin Word.  

Shembull 2: Lënda Matematikë 

Nota përfundimtarePërshkrimi i vlerësimit
7Albani (nxënësi) interpreton situata problemore, të thjeshta me veprimet me numra, përqindje dhe fuqi, por paraqet vështirësi në modelimin dhe zgjidhjen e tyre. Ai njeh dhe përdor pjesërisht simbolet trigonometrike dhe gjeometrike për të përshkruar situata praktike nga jeta reale.

Shembull 3: Lënda Gjeografi 

Nota përfundimtarePërshkrimi i vlerësimit
8Auroni (nxënësi) shpjegon shpërndarjen hapësinore të dukurive fizike gjeografike në shkallë të ndryshme. Komunikon idetë dhe informacionin gjeografik në lidhje me to, me shkrim dhe me gojë, duke përdorur në disa raste fjalor të përshtatshëm gjeografik.

Shembull 4: Lënda Fizikë 

Nota përfundimtarePërshkrimi i vlerësimit
9Nxënësi/ja analizon saktë konceptet, parimet dhe ligjet e mekanikës, ruajtjes së energjisë dhe termodinamikës, duke i ilustruar me shembuj nga situata të jetës reale, por bën ndonjëherë gabime të vogla nga nxitimi. Përdor me efikasitet të lartë njësitë matëse të madhësive fizike, pajisjet dhe teknologjinë për interpretimin e këtyre ligjeve, duke përdorur me lehtësi terminologjinë dhe gjuhën shkencore gjatë interpretimit të tyre.  

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:nxenesvleresim
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Muzika apo qetësia për të mësuar?
Next Article Plani i portofolit dhe vlerësimi individual
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?