Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Muzika apo qetësia për të mësuar?
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Muzika apo qetësia për të mësuar?

portalishkollor
Last updated: April 18, 2018 10:01 am
portalishkollor
Share
SHARE

Sipas kërkimeve të disa psikologëve ka rezultuar se nxënësit i përvetësojnë më mirë mësimet kur në sfond ka muzikë dhe jo qetësi. Kjo nuk varet nga tingujt muzikor se sa nga niveli i madh i aktivizimit të trurit dhe përqendrimi i shkaktuar nga dëgjimi.

Qetësia në dhomë nuk është e “artë” për të studiuar e mbi të gjitha për të bërë llogaritje aritmetike. Në fakt, sipas një kërkimi të departamentit të Psikologjisë të Universitetit të Milanos – “Bicocca”, për nxënësit do të ishte më e dobishme zhurma e shiut ose muzika në sfond se sa një ambient me qetësi të madhe. Kjo sipas tyre do të rriste kryesisht përqendrimin përgjatë kohës që fëmijët bëjnë detyrat e shkollës në shtëpi. 

Grupi i kërkimit, i koordinuar nga neuroshkenctarja Alice Mado Proverbio, ka shqyrtuar ndikimin e ushtruar nga lloje të ndryshme këngësh (ritmike, të qeta) apo tingujsh natyror (shiu, valët e detit) teksa nxënësit ishin duke lexuar fillimisht në qetësi. Nga studimi doli se qetësia ishte joproduktive kur nxënësit e përfshirë në studim duhet të çonin deri në fund llogaritjet aritmetike: ishin më të avasht dhe gabonim më shumë. Ndërkohë e kundërta ndodhte kur ata bënin detyrat dhe në sfond kishte muzikë: ishin më të përqendruar dhe i mbaronin detyrat më shpejtë dhe në mënyrë më pak të lodhshme. Studiuesit konstatuan se kjo nuk varet shumë nga llojet e tingujve muzikor se sa nga niveli i madh i aktivizimit të trurit dhe përqendrimi i shkaktuar nga dëgjimi. 

Alice Mado Proverbio shpjegoi se rezultati i hulumtimit erdhi nga fakti se “luhatjet e ritmit të sfondit të elektroencefalogramit (EEG) mund të sinkronizohen me frekuencën e stimulimit të dëgjimit. Kështu që, sa më shumë të rritet frekuenca e EEG aq më shumë qëndrojmë të kthjellët, reagues dhe të përqendruar”. 

E thënë nga këta studiues, provoni dhe ju të vendosni muzikë klasike ndërsa nxënësit apo fëmijët tuaj bëjnë detyrat, e veçanërisht ato të matematikës, për të parë rezultatin! 

Nanila Biçaku

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mesimemuzikeqetesi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Krim dhe ndëshkim”, projekt lëndor
Next Article Vlerësimi përfundimtar, përshkrimi i notës
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?