Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Bursa studimi universitare dhe pasuniversitare në Sllovaki (viti akademik 2017-2018)
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Bursa studimi universitare dhe pasuniversitare në Sllovaki (viti akademik 2017-2018)

portalishkollor
Last updated: April 10, 2018 8:56 am
portalishkollor
Share
SHARE

Hapen aplikimet për bursa studimi universitare dhe pasuniversitare në Sllovaki në nivelin bachelor/master dhe doktoraturë. Më poshtë do të gjeni të përcaktuara datat përfundimtare të aplikmeve, dokumentet si dhe kriteret që duhet të plotësoni.

Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh me Sllovakinë në fushën e arsimit, Qeveria e Republikës së Sllovakisë ofron 1 (një) bursë për studime universitare/ pasuniversitare në nivelin bachelor/master dhe 1 (një) bursë studimi për doktoratë (PhD) për shtetas shqiptarë, të cilët dëshirojnë të studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë të Republikës së Sllovakisë për vitin akademik 2018-2019 sipas programeve të studimit në vijim:

1. Trajnimi i mësuesve dhe shkencat e edukimit;

2. Biznes dhe administrim;

3. Ekologji dhe shkenca mjedisore;

4. Arkitekturë dhe inxhinieri;

5. Inxhinieri ndërtimi, teknologji, manifakturë dhe komunikim;

6. Bujqësi;

7. Pylltari;

8. Menaxhimi i burimeve ujore.

Kandidatët e interesuar për këto bursa studimi duhet të dërgojnë me postë deri më datë 23.04.2018 në Drejtorinë e Integrimit, Koordinimit, Marrëveshjeve dhe Asistencës në Ministrinë e Arsimit Sportit dhe Rinisë, dokumentet e mëposhtme:

Për studime universitare bachelor:

1. Kërkesën për studime universitare, duke specifikuar degën në të cilën kandidati dëshiron të

studiojë. Kërkesa të jetë e nënshkruar nga kandidati dhe të përmbajë adresë e-mail dhe numër

kontakti;

2. Vërtetimin e notave për tre vitet e shkollës së mesme. Ky vërtetim duhet të jetë i firmosur nga

Drejtoria Rajonale/Zyra Arsimore e rrethit përkatës dhe nga Ministria e Arsimit dhe Sportit;

3. Fotokopjen e faqes se pasaportës me të dhënat e identitetit;

4. Raportin mjekësor për aftësi studimi;

5. 4 (Katër) fotografi dokumenti

Për studime pasuniversitare Master:

1. Kërkesën për studime pasuniversitare, duke specifikuar degën në të cilën kandidati dëshiron të

studiojë. Kërkesa të jetë e nënshkruar nga kandidati dhe të përmbajë adresë e-mail dhe numër

kontakti;

2. Fotokopjen e noterizuar të diplomës së shkollës së lartë dhe listën e notave;

3. CV-në, në të cilën të pasqyrohen të dhëna për nivelet e studimit dhe të dhëna të tjera për

punësimin nëse ka;

4. Dy letra rekomandimi;

5. Programin e studimit;

6. Raportin mjekësor për aftësi studimi;

7. Fotokopjen e faqes se pasaportës me të dhënat e identitetit; 

8. 4 fotografi dokumenti.

Për studime pasuniversitare në doktoratë (PhD):

1. Kërkesën për studime pasuniversitare ne PhD, duke specifikuar fushën e studimit Kërkesa të

jetë e nënshkruar nga kandidati dhe të përmbajë adresë e-mail dhe numër kontakti;

2. CV-në, në të cilën të pasqyrohen të dhëna për nivelet e studimit dhe të dhëna të tjera për

punësimin nëse ka;

3. Kopjet e noterizuara të diplomave ose të dokumenteve të ngjashëm që vërtetojnë mbarimin e

programeve të studimit të nivelit të parë (bachelor) dhe të nivelit të dytë (master);

4. Kopjen e noterizuar të Suplementit të Diplomës Master, si dhe të listës së notave përkatëse;

5. Listën e botimeve të artikujve të ndryshëm (nëse ka);

6. Temën e kërkimit mbi të cilën mendohet të mbahet disertacioni (3-5 faqe);

7. Dy letra rekomandimi nga profesorë të institucioneve akademike;

8. Certifikata për kualifikime të ndryshme apo për veprimtari kërkimore;

9. Raportin mjekësor për aftësi studimi;

10. Fotokopjen e faqes se pasaportës me të dhënat e identitetit;

11. 4 fotografi dokumenti.

Kandidatët e përzgjedhur do t’i nënshtrohen vitit përgatitor të gjuhës sllovake, i cili fillon në shtator të vitit 2018. Informacion i detajuar për kursin e gjuhës sllovake gjendet në faqen: www.cdvuk.sk. Kushtet për përfitimin e bursës, përshkrimin e detajuar të degëve studimore, si dhe informacione të tjera gjenden në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Sllovakisë: www.minedu.sk;

http://www.minedu.sk/scholarships-of-the-government-of-the-slovak-republic/

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:bursasllovakistudim
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Triagrama përbëhet nga tri petla lulesh
Next Article Stuhia diellore mund ta rikthejë qytetërimin në fillim të shekullit të 19?
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?