Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Si të shkëmbejmë me e-mail materiale të mëdha?
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kuriozitete

Si të shkëmbejmë me e-mail materiale të mëdha?

portalishkollor
Last updated: March 30, 2018 3:17 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Jeni gjendur në një situatë ku edhe mund të jeni detyruar të thoni, nuk e dërgoj dot? Shumica e postave elektronike kanë një limit të caktuar të madhësisë së materialit që mund të dërgosh. Limiti është 25 MB.

Keni tentuar ndonjëherë të dërgoni material (video, foto, dokumente etj.) të cilat janë të mëdha, por nuk mund t’i dërgoni nëpërmjet email-it? Jeni gjendur në një situatë ku edhe mund të jeni detyruar të thoni, nuk e dërgoj dot, është e madhe, nuk e di? 

Shumica e postave elektronike (të quajtura ndryshe e-mail) kanë një limit të caktuar të madhësisë së materialit që mund të dërgosh. Limiti është 25 MB, nëse materiali e kalon këtë madhësi, atëherë e-mail nuk do të dërgohet. Por kjo nuk do të thotë se ne e kemi të pamundur të dërgojmë këto materiale, fatmirësisht ekzistojnë disa shërbime të cilat na ndihmojnë për këtë pjesë.

Ndiqni guiden e mëposhtme për të mësuar se si të dërgoni dhe ndani materiale të mëdha me miqtë ose kolegët tuaj.

Gjetja e shërbimit që ofron dërgimin e materialeve të mëdha është e thjeshtë, duke qenë se në këto kohë ky shërbim është bërë i domosdoshëm, ekzistojnë disa të tilla.

WeTransfer – Mund të ngarkosh materiale me madhësi deri në 2GB dhe materialet ruhen deri në 7 ditë. Nuk është e nevojshme të krijosh një llogari për të përdorur këtë shërbim.

Dropbox – Mund të ngarkosh materiale me madhësi deri në 2GB, duhet të krijoni një llogari për të përdorur këtë shërbim.

DropSend – Mund të ngarkosh materiale me madhësi deri në 2GB. Nuk është e nevojshme të krijosh një llogari për të përdorur këtë shërbim.

Ne kemi zgjedhur WeTransfer, i thjesht dhe i shpejtë në përdorim.

1. Nëse keni më shumë se një material për të dërguar, atëherë ju sugjerojmë që t’i grumbulloni në një ZIP File (arkivë), siç është treguar në foton e mëposhtme.

2. Hyni në webfaqen www.wetransfer.com ose kërkoni në google wetransfer dhe klikoni opsionin e parë siç është treguar në foton e mëposhtme.

3. Ngarkoni arkivën që krijuat më parë, duke klikuar tek Add your files dhe pastaj vendin ku ndodhet materiali.

4. Plotësoni të dhënat që ju kërkohen, si më poshtë:

Email to – e-mail i marrësit që doni t’i dërgoni materialin

You Mail – e-mail juaj

Message – Kjo fushë nuk është e detyrueshme, por nëse doni mund të shtoni një mesazh të shkurtër, një shënim për personin që do të marrë këtë material.

5. Pasi të keni plotësuar fushat e kërkuara klikoni butonin Transfer, dhe për pjesën tjetër kujdeset WeTransfer.

6. Nëse materiali është dërguar me sukses, do t’ju shfaqet mesazhi si më poshtë.

Por si funksionon ky proces? Ku ngarkohen këto materiale? Ka njeri tjetër akses te ky material përveç meje?

Në momentin që ju ngarkoni materialin, ai ruhet në serverat e WeTransfer, ku askush tjetër nuk ka akses te to përveç jush dhe personit të cilit i keni dërguar materialin (marrësit). Ky material ruhet dhe është i vlefshëm brenda 7-ditëve në momentin që është dërguar me sukses te marrësi. Mbas afatit 7 ditor ai fshihet përfundimisht nga serverat.

A. D.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASemail
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Klasa e IX, datat kur do të zhvillohen provimet e lirimit (viti akademik 2017-2018)
Next Article Orë digjitale në lëndën Letërsi XI
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?