Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Bashkëbisedimi si mënyrë e komunikimit në mes mësimdhënësit dhe nxënësit
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Bashkëbisedimi si mënyrë e komunikimit në mes mësimdhënësit dhe nxënësit

portalishkollor
Last updated: August 15, 0218 2:49 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Në terminologjitë e reja shkencore ky lloj komunikimi emërtohet si “Komunikim Interpersonal” që prezanton prapavijën teorike dhe aftësinë profesionale të bashkëbisedimit. Komunikimi ndërpersonal po shëndërrohet në shkencë strategjike të edukimit modern.

Bashkëbisedimi në mes Mësimdhënësit dhe Nxënësit konsiderohet si teknika më e avancuar e procesit të mësimdhënies dhe mësimnxënies. Komunikimi përgjatë bashkëbisedimit bën ngritje dhe zhvillim të dukshëm të mësimdhënies, duke e rritur cilësinë e saj, e të mësuarit të nxënësve, në krahasim me aplikueshmërinë e metodave dhe teknikave të tjera të komunikimit në mes mësimdhënësit dhe nxënësit. Prandaj, bashkëbisedimi konsiderohet si instrument fundamental i komunikimit në mes nxënësve dhe mësimdhënësve. 

Në terminologjitë e reja shkencore ky lloj Komunikimi emërtohet si “Komunikim Interpersonal” që prezanton prapavijën teorike dhe aftësinë profesionale të Bashkëbisedimit. Komunikimi ndërpersonal po shëndërrohet në shkencë strategjike të edukimit modern dhe biseda vendoset përveç si një mjet komunikimi, gjithashtu edhe si teknikë mësimore. Bisedat në shkollë kanë përmasa të konsiderueshme, përkatëse, personale dhe të prekura në çdo bisedë me nxënësit, meqërast mësuesit paraqesin çdo përmbajtje duke përcaktuar marrëdhëniet, duke e menduar veten paraprakisht se si do të ndikonin te nxënësit. 

Metoda dhe teknika e bashkëbisedimit është me rëndësi të veçantë dhe ka për qëllim t’i mësojë nxënësit aftësitë e të mësuarit gjatë gjithë jetës, duke u zhvilluar të menduarit kritik nxënësve. Ajo ka një ndikim të madh në mënyrën se si nxënësit përpunojnë informacionin, zgjidhjen e problemeve dhe bashkëpunimin me të tjerët. Të gjitha këto: aftësitë, njohuritë dhe vlerat lidhen me njëra-tjetrën. 

Bashkëbisedimi Mësues- Nxënës si mënyrë e Komunikimit me Nxënësit:

1. Rrit thellësinë e të kuptuarit të përmbajtjeve Mësimore; 

2. Rrit motivimin dhe Inkurajon pjesëmarrje më të madhe të Nxënësve në Mësim;

3. Zhvillon Qëndrime pozitive ndaj Përdorimit të Materialeve më të fundit të Prezantuara në Mësim;

4. Zhvillon Aftësi për Zgjidhjen e Problemeve, të cilat janë Specifike për Përmbajtjen e të Nxënit; 

5. Siguron Praktikë në Zbatimin e Koncepteve dhe Informacionit.

Friedman Schulz Von Thun (1994) thekson tetë mënyrat e komunikimit:

1. Kërkimi i ndihmës – shprehja personale e pafuqisë duke verbalizuar nevojën për ndihmë;

2. Ofrimi i ndihmës – duke theksuar forcën, duke e informuar të paditurin se ai është i dobët dhe ofron ndihmë;

3. Vetë zhvillimi – duke theksuar dhe kërkuar udhëzime nga të tjerët;

4. Agresioni dhe zhvlerësimi i të tjerëve.

Pra, komunikimi përmes bashkëbisedimit mundëson pjesëmarrjen aktive të nxënësve, bashkëpunimin efektiv, nxit mendimin kritik, përmirëson cilësinë e performancës dhe krijon një klimë të mbështetjes së ndërsjellë Mësimdhënës – Nxënës . 

Phd. Can. Besjana Rexhepi 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:besjana rexhepikomunikimKosove
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Shkolla dimërore në Londër
Next Article Tiranë, 29 shtator trajnim për mësimdhënien me kurrikulat e reja
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?