Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Puna me projekte në lëndën e gjuhës shqipe
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Puna me projekte në lëndën e gjuhës shqipe

portalishkollor
Last updated: March 19, 2018 1:47 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Tashmë me fillimin e zbatimit të kurrikulës së bazuar në kompetenca, si mënyrë e të nxënit është edhe puna me projekte, e cila në të njëjtën kohë është edhe formë e vlerësimit në një fazë të caktuar, krahas aktiviteteve të tjera.

Tashmë me fillimin e zbatimit të kurrikulës së bazuar në kompetenca, si mënyrë e të nxënit është edhe puna me projekte, e cila në të njëjtën kohë është edhe formë e vlerësimit në një fazë të caktuar, krahas aktiviteteve të tjera. 

Rëndësia e punës me projekt, si instrument vlerësimi, shihet se është përfshirë në gjashtëdhjetë përqindëshin e vlefshmërisë së notës përfundimtare për periudhën e caktuar të vlerësimit të nxënësve.

Gjithashtu, puna me projekte, ka ndikim edhe në realizimin e kompetencave, meqënëse realizimi i tij, prek pothuajse të gjitha kompetencat dhe  për këtë arsye, duhet të jetë e menduar mirë dhe pjesë e planit të mësimdhënësit ose e mësimdhënësve në kuadër të fushës kurrikulare, sepse mund të konceptohet edhe si bashkëpunim ndërlëndor  për tema dhe njësi mësimore të përafërta.

Duke e analizuar planprogramin e klasës së gjashtë, kemi vërejtur disa tema që mund të përpunoheshin me anë të projektit.  Në parim, projekte mund të bëhen për çdo temë dhe për çdo njësi mësimore, megjithatë duhet ditur se cila temë/njësi do të kishte efekt më të madh, nëse do të përpunohej si projekt.

Ja, për shembull, plani i klasës së gjashtë:

 KonceptiTematRezultatet e të nxënit të lëndës për temë (RNL)

Tekstet letrare dhe jo letrare

Shoqëria jonë dikur dhe sot, njoftime, ftesa, raporte, informata, etj.

Lexon dhe krahason artikuj të ndry­shëm që kanë të bëjnë me aktualitete nga shëndetësia, barazia gjinore, të drejtat e njeriut, shkruan sipas modeleve të teksteve joletrare urime, informata, lutje etj.

Sistemi gjuhësor  

Drejtshkrim

Përdorim i drejtë i shkronjës se madhe (titujt e librave, revistave, gazetave etj.).

Pra,këto dy tema, mund t’u jepen nxënësve për një periudhë të caktuar dhe ata hulumtojnë burimet e ndryshme: gazeta, revista, artikuj, mbledhin copëza gazetash, bëjnë foto të reklamave e mbishkrimeve të dyqaneve nëpër qytet, paraqesin tituj artikujsh që janë shkruar gabim etj. E mira e kësaj pune, përveç njohurive të qëndrueshme që do të marrin, është se nxënësit mësojnë të punojnë bashkë (nëse është konceptuar si punë në grup) dhe zhvillon të menduarit kritik, meqë nxënësve u duhet të vlerësojnë materialet që kanë në dispozicion.

Gjithashtu, temat janë të përshtatshme për moshën dhe nivelin e njohurive të nxënësve,  duke u mundësuar atyre një punë të pavarur dhe hulumtim. Në mungesë, të teksteve të reja në bazë të Kurrikulës së Re, projekti për këto dy tema, është një mundësi e mirë që nxënësit të jenë të angazhuar maksimalisht. Natyrisht, i tërë procesi duhet të reflektojë planin dhe objektivat që përcaktohen nga mësimdhënësi, i cili përveç mbikëqyrjes, do ta bëjë edhe vlerësimin e tij.

MA  Astrit Hoxha

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:modeleprojekte
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Mësuesja ime e parë, një grua e fortë që rrezatonte mirësi”
Next Article Trajnime me kredite në Durrës, regjistrohuni tani
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?