Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: “Mësuesja ime e parë, një grua e fortë që rrezatonte mirësi”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

“Mësuesja ime e parë, një grua e fortë që rrezatonte mirësi”

portalishkollor
Last updated: March 19, 2018 12:47 pm
portalishkollor
Share
SHARE

“Mësuesi që la gjurmë tek unë” është nisma më e re e Portalit Shkollor, e cila fton njerëzit e njohur të flasin për mësuesin që la gjurmë tek ata. Sot, gazetarja Erjona Rusi na tregon për mësuesen e saj të parë Belkize Stërniqi.

Është e paevitueshme që sa herë afron 7 marsi, të mos më vijnë ndër mend kujtimet e shkollës, veçanërisht ato të fillores. Njeriu nuk mban mend shumë nga emocionet e klasës së parë apo atyre 2-3 viteve të para shkollë. Më kujtohen ca çapkënlliqe fëmijësh e shoqet më të ngushta natyrisht. Por, sa herë mendoj 7 Marsin, kam një emër që është i pandashëm prej kujtimeve e një pjese shumë të rëndësishme të jetës time. E kam fjalën për mësuesen time të parë. 

Kur je në atë moshë, nuk perception dot shumë gjëra, mbase as vrazhdësinë apo ndonjë të bërtitur. Mbase edhe mund të inatosesh kollaj me mësuesen/in tënd. Por vetëm kur arrin në këtë fazë të jetës ku jam unë, kupton se çfarë roli ka mësuesja/mësuesi i parë. Në kujtimet e mia kam një grua disi të ashpër në fytyrë, e gjatë e hollë dhe aspak të sheqerosur. Madje mbaj mend që nuk buzëqeshte shumë e dukej e rreptë (ose të paktën këtë imazh mbaj mend unë). E megjithatë, ishte një grua me një fuqi të madhe shpirti, që për shumë vjet e ndau nga pak me të gjithë ata që u ndante nga pak dije çdo ditë. Unë mbaj mend një grua të fortë që rrezatonte mirësi, kurajo dhe mbi të gjitha besim. Një grua që më dha forcë në hapat e mi të parë, më dha guxim për të ecur vetë, besoi tek unë, tek aftësitë e mia. E nuk ka gjë më të rëndësishme për një fëmijë se sa të besosh tek ai, kur nis rrugën e dijes, kur nis të zbulojë dalëngadalë se çfarë dëshirash ka e çfarë mund të arrijë në këtë jetë. Nuk ka ndjesi më të bukur se kur njeriu i dytë më i rëndësishëm pas prindërve, të jep aq shumë fuqi, jo thjesht për të mësuar e për të marrë 10-a, por për të besuar se mund t’ja dalësh mbanë vetë dhe të arrish të dalësh mbi turrmën duke krijuar kështu një personalitet e individualitet të fortë. 

Kështu që nëse unë sot jam një grua e fortë, që kam arritur të bëj diçka në jetën time personale e profesionale, një copëz meritë të madhe e ka edhe mësuesja ime e parë Belkize Stërniqi. E për këtë, nuk besoj që mund të them dot mjaftueshëm faleminderit.

Erjona Rusi

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:erjona rusimesuese
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Kozmosi, atmosfera, uji, toka, nëntoka … shifra dhe fakte
Next Article Puna me projekte në lëndën e gjuhës shqipe
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?