Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Libri, digjitalizimi, biblioteka dhe nxënësi
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Libri, digjitalizimi, biblioteka dhe nxënësi

portalishkollor
Last updated: February 26, 2018 11:19 am
portalishkollor
Share
SHARE

Shkolla nuk ka formulën magjike dhe në asnjë rast edukimi nuk mund të jetë i suksesshëm nëse i kundërvihet tendencave të kohës, prandaj shkolla jonë synon një bibliotekë të hapur dhe të monitoruar nga vetë të nxënësit.

Leximi nuk ka qenë gjithnjë siç e praktikojmë sot, të vetëm në dhomë, apo biblioteka. Dikur lexohej me zë të lartë në grup, ndërsa vajzat që lexonin vetëm në dhomë konsideroheshin të rrezikshme. Grekët e lashtë i lexonin me zë të lartë tekstet e tyre e ashtu bënë europianët për shekuj me radhë, por nga shekulli i XVII, praktika e leximit në Europë ka ndryshuar në mënyrë drastike. Bota e internetit dhe rrjetet sociale janë tashmë një realitet, i cili sfidon jo vetem librin, por edhe sportin, artin e shumë forma të tjera të edukimit dhe argëtimit.

Shkolla jonë këtë vit po restaurohet dhe mësimi po zhvillohet në një shkollë tjetër. Disa orë  mësimi për lëndën, letërsi, i realizuam në bibliotekën e shkollës. Rezultati ishte premtues prandaj vendosëm që të alternonim mësimin, e-librin dhe leximin e drejtpërdrejt. Shkolla nuk ka formulën magjike dhe në asnje rast edukimi nuk mund të jetë i suksesshëm nëse i kundërvihet tendencave të kohës, prandaj shkolla jonë synon një bibliotekë të hapur dhe të monitoruar nga vetë të nxënësit, të cilët me dashurinë për librin dhe leximin, do të mund të jenë propogandues edhe më të mirë se vetë mësuesit. 

Kështu, nxënësit filluan leximin e librit nëpër klasa, po mendohet të krijohet një klub virtual i librit, që është një formë që do përfshijë gjithmonë e më shumë nxënës në shkollën tonë. Kemi detyrimin të afrojmë edhe fizikisht të rinjtë me librin, ndaj do ta kthejmë biblotekën e shkollës në vend atraktiv ku përveç librit, nxënësit, marrin edhe informacion të digjitalizuar. Ambientet e bibliotekës dhe korridoret e shkollës, janë përdorur për organizimin e panairit të librit gjatë vitit, duke vendosur librin drejtpërdrejt si nxitës nën moton “Njeriu duhet të lexojë dhe të shkruajë vazhdimisht. Të lexuarit e bën të qartë dhe të shkathët nga goja, ndërsa të shkruarit e bën të saktë.”

Ndërkohë, për pasurimin e bibliotekave të shkollës “Riza Mulita” mendojnë vetë mësuesit dhe nxënësit të cilët dhurojnë çdo muaj libra të ndryshëm. Kemi detyrimin të zhvillojme aftësinë për përdorimin e teknologjisë elektronike, po aq sa, të krijojme kushte dhe të tërheqim vëmendjen, drejt librit, si burim i pazëvendësueshëm i dijes. Libri është aq i fuqishëm dhe jetëgjatë, sa më plotësisht ai shpreh elementët më të shëndoshë të kohës së vet. Gjetja e formave që harmonizojnë dhe vënë në shërbim të njëra -tjetrës, librin dhe teknologjinë informative elektronike, do të jenë përpjekje e vazhdueshme, në shkollë.  

Suela Braushi

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:digjitalizimlibrinxenes
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article A është mësuesi nxënës?
Next Article Përfundojnë regjistrimet për trajnimin e datës 9 mars
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?