Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Ç’të bëjmë me librin mësimor?
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Ç’të bëjmë me librin mësimor?

portalishkollor
Last updated: February 23, 2018 11:03 am
portalishkollor
Share
SHARE

Secili mësues i brezit tim, në shumicën e kujtimeve të shkollës së mesme e ka të ngulitur fjalinë: “Hapni librat në fq…dhe lexojmë, punojmë ushtrimet…”

Sjell në mëndje një përvojë që vjen nga diskutimet e fundit për rolin e librit mësimor. Shumë kolegë të lëndëve matematikë, kimi, biologji dhe fizikë, pikërisht të këtyre teksteve të përkthyera, ankohen për informacionin e pamjaftueshëm të librit mësimor, si dhe për pamjaftueshmërinë e asimilimit të një materiali teorik e praktik, për nxënësit që do shkojnë me studime pikërisht në mjekësi apo degë të shkencave të natyrës. 

Ky panik midis mendimit të mësuesit se libri nuk ka mjaftueshëm informacion për ta përgatitë nxënësin për shkollën e lartë dhe tekstit, ka gjeneruar një mënyrë të re të mësimdhënies. 

a. Mësuesit i besojnë informacionit të tyre, 

b. japin ushtrime që nuk gjenden në librat e tyre shkollor, 

c. hartojnë teste me ushtrime që nuk i përkasin shkallës së vështërsisë që ofron programi,

d. nxisin debat mes nxënësit dhe prindit për nevoja për kurse private,

e. mësuesit anashkalojnë librin shkollor,

f. nxënësi në klasë gjindet përballë një situate të re mësimore. 

Çdo mësues i tillë mund të thotë: 

a. Unë i njoh nxënësit e mi, 

b. unë di çfarë ata kanë nevojë për të mësuar më mirë për në shkollë të lartë, 

c. tekstet kanë pak informacion, nuk janë për nxënësit e mirë, 

d. nxënësit tanë do e vuajnë këtë mungesë, kur të shkojnë në shkollë të lartë, 

c. dhe se hartuesit e kurrikulave dhe botuesit e teksteve shkollore vetëm po përpiqen të përfitojnë nga nxënësit tanë!

Kurrikula dhe Planifikimi!

Tekstet janë të hartuar e të bazuara në atë çfarë duhet të nxënë nxënësit kanë teori e përmbajtje specifike të mbështetura mbi konceptet kryesore dhe njohuritë që janë në përputhje me teorinë e të mësuarit në progresion. Teksti mundëson pjesëmarrjen aktive dhe të barabartë të të gjithë nxënësve dhe përmes ushtrimeve udhëzon nxënësit të reflektojnë në atë që po mësojnë, 

Rëndom bëj pyetjen: A has probleme në mënyrën e planifikimit të matematikës, kimisë, fizikës dhe biologjisë ky mësues? Kam parasysh ndërlikimin që mësuesi ndesh me situatat e ndryshme tematike që iu adresohen ideve të tij përballë asaj që nxënësin mendojnë?

Në të shumtën e rasteve mësuesit përdorin materiale nga burime tekstesh mësimore të vjetra, tipe ushtrimesh përsëri me burime nga tekste të vjetra, të cilat ai i mendon si burime ideale të mësimit. Problem përbën koha, baza materiale dhe hapësira e nevojshme për të punuar në klasë dhe për ta bërë të asimilueshëm atë nga të gjithë nxënësit. Klasa ka 35 nxënës, 35 materiale teorike, 35 modele ushtrimesh të fotokopjuara, ose shumë kohë për t’i shkruar nxënësi në klasë.

Ky model mësimdhënie është përballë profesionalizmit të mësimdhënies të këtij mësuesi me mësuesin tjetër të po kësaj lënde, që aplikon modelin e mësimdhënies bazuar në informacionin e dhënë dhe hartuar nga kurrikulbërësit e sistemit arsimor.

1. A e nxit ky model mësuesi të kuptuarin e nxënësve nga klasa e X-XI deri te XII, duke mos zbatuar një kurrikulë të hartuar nga dikush tjetër?

2. A janë tekstet dhe ushtrimet që ai përzgjedh pengesë mes mësuesit dhe disiplinës së tij si zbatues i një programi dhe një kurrikule?

3. Apo mos duhet që ky mësues të gjejë rrugë e burime të tjera për të nxitur nxënësit drejt informacionit të tij? 

Në vend që të shpenzojë kohë për të zhvilluar lloje të ndryshme ushtrimesh me tërë klasën, të marra nga një thes me libra ushtrimesh të ruajtura në vite, mendoj se më mirë do ishte të mendonte për individët nxënës me prirje nga fusha e tyre dhe t’i grupojë duke zhvilluar ushtrime që i nxisin ata të gjejnë zgjidhjen. Kjo do ishte zgjidhje pedagogjike që mbështet të menduarin në matematikë, kimi e fizikë pa shpenzuar energji që të zhvillosh një orë mësimi pa tekst.

Shumica e teksteve shkollore kanë vërtet probleme. I dashur koleg: thellësia e informacionit është më e mirë e produktive se gjerësia e informacionit. 

Tekstet e tjera janë burime, por ato nuk janë kurrikula. Kurrikula është mjeti ku mësimdhënësi do bazohet për njohuritë, për identifikimin e aftësive. Nxënësi nuk duhet të mbahet peng për tema e kapituj që ju mendoni se i mungojnë kurrikulës e aq më tepër të ndodhë dhe ajo që ndodh rëndom, ku mësuesi ka mbaruar programin shkollor për tre muaj, dhe pjesën tjetër vendos veton të bëjë tema e ushtrime që ai mendon se iu duhen një klase heterogjene në nxënie e dëshira me 35 nxënës. 

Çdo prind ndihet keq, kur fëmija i tij ndihet i dështuar e pa zgjidhje, sepse nëse gjuha që përdor teksti kuptohet nga nxënësi, atëherë pse mësuesi nuk arrin të përshtatë pedagogjinë e tij për të arritur një përdorim më efektiv?  

Mësuesi është planifikuesi që i bën  nxënësit të jenë në gjendje të bëjnë detyrat më lehtë, të lexojnë më vete dhe të eksplorojnë njohuri të reja. Tekstet mësimore jo vetëm që i kursejnë kohën e planifikimit të mësuesve, por gjithashtu ofrojnë përvoja më të mira për mësimdhënie, duke përfshirë rritjen e mësimit aktiv dhe të nxënit me qendër në nxënës.

Ajo që lipset bërë janë udhëzuesit e mësuesve që lidhen me përdorimin e teksteve të veçanta që mund të jenë burime të pavarura në fusha të veçanta të përmbajtjes, me metoda komunikimi të veçantë, me përforcim njohurish dhe me paraqitje alternativash.

Dr. Ermira Ymeraj, gjimnazi “Jordan Misja”, Shkodër

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ermira ymerajlibrimesues
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Energjia termike”, fizika VII
Next Article Stop dhunës!
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?