Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Fjalori i vlerësimit të nxënësit, terma e përkufizime
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Fjalori i vlerësimit të nxënësit, terma e përkufizime

portalishkollor
Last updated: September 10, 2018 9:02 am
portalishkollor
Share
SHARE

Vlerësimi i nxënësit është shumë i rëndësishëm si për nxënësin ashtu edhe për mësuesin. Gjatë vlerësimit përdoren disa terma, përkufizimet e të cilave i sjellim më poshtë.

Besueshmëri në vlerësim

Masa në të cilën një vlerësim, i përsëritur në kushte të ngjashme, do të arrijë të njëjtin rezultat.

Drejtësi në vlerësim

Procesi i vendosjes së standardeve për vlerësimin e përgjigjeve të nxënësve në detyra të ndryshme, në mënyrë që të dhënat e nxjerra të jenë të besueshme dhe të vlefshme për qëllimet e synuara. Në shkolla, drejtësia nënkupton diskutimin e stafit të mësuesve për detyrat dhe punët e nxënësve në raport me standardet e përcaktuara dhe përcaktimin e nivelit të arritjeve për çdo detyrë të nxënësit (me marrëveshje të mësuesve).

Nivel arritjeje 

Një deklaratë që përcakton masën në të cilën është arritur rezultati i të nxënit ose nivelin e njohurive dhe të kompetencave kyçe.

Paanshmëri në vlerësim 

Paanshmëria në vlerësim i referohet nevojave dhe karakteristikave të nxënësit dhe çdo mjeti të arsyeshëm që përdoret duke i marrë parasysh ato. Është e rëndësishme që të sigurohen mundësitë që nxënësi të informohet, të kuptojë, të marrë pjesë në procesin e vlerësimit dhe ta pranojë e miratojë atë si të përshtatshëm. Paanshmëria në vlerësim përshin edhe të drejtën e nxënësit për të kundërshtuar rezultatin e vlerësimit dhe të rivlerësohet, nëse shihet e nevojshme. 

Përgjegjësi dhe llogaridhënie 

Proces në të cilin aktorët njohin, marrin përgjegjësi dhe japin llogari për vendimet, veprimet dhe pasojat e tyre. Llogaridhënia është e rëndësishme sidomos në kontekstin e decentralizimit të sistemit arsimor, i cili nxit autonominë shkollore, duke përfshirë edhe vendimet në lidhje me kurrikulën. 

Rezultat të nxëni 

Termi ka kuptim të dyfishtë. Së pari, është deklaratë që përshkruan atë se çfarë duhet të dinë, të vlerësojnë dhe të jenë në gjendje të bëjnë si duhet nxënësit. Së dyti, u referohet njohurive të reja, kompetencave etj.,që ndërton dhe përsos personi/grupi, pasi përmbyll nivelin arsimor. Rezultati i të nxënit është koncept kyç për hartimin e mjeteve që mundësojnë transparencën, krahasimin, transferimin dhe njohjen e kualifikimeve në mes vendeve të ndryshme, në nivele të ndryshme.

Teknikë vlerësimi 

Teknika e vlerësimit ka të bëjë më mënyrën se si vlerësohen arritjet e nxënësve, e cila përfshin matjen direkte (teste, punët e nxënësit, detyrat, prezantimet, dosjen etj.) dhe matjen indirekte (vetëvlerësime, vëzhgime, intervista etj.) 

Test 

Një provim ose vlerësim që përdoret për të matur njohuritë dhe shkathtësitë e fituara nga nxënësi. Testet mund të hartohen dhe zhvillohen nga mësuesit ose nga një agjenci e jashtme. 

Testim i standardizuar 

Teste që hartohen, zhvillohen dhe vlerësohen në kushte të barabarta, sipas disa procedurave të hartuara në mënyrë të tillë që të sigurojnë rezultate të qëndrueshme, të cilat mund të shërbejnë për të bërë krahasime. 

Vlerësim 

Vlerësimi në arsim është procesi gjatë të cilit gjykohet mbi bazën e një kriteri për vlerën e një rezultati arsimor, mbi bazën e informacioneve të grumbuluara nga procesi i të nxënit.  

Vlerësim për të nxënët / Vlerësim formativ 

Vlerësim i kryer gjatë gjithë procesit mësimor me qëllim nxitjen e procesit të të nxënit. Ky vlerësim e sheh të nxënit si proces e jo vetëm si rezultat. Nxënësit ndërgjegjësohen për pikat e forta dhe nevojat në procesin e të nxënit dhe u jepet mbështetja e duhur për të kapërcyer vështirësitë në procesin e të nxënit. 

Vlerësim i të nxënit / Vlerësim përmbledhës 

Vlerësim i arritjeve të nxënësve për të siguruar informacion në lidhje me progresin e tyre (arritjet e tyre në fusha të ndryshme të kurrikulës /lëndëve mësimore dhe zotërimin e kompetencave). Ky proces shpesh përfshin përdorimin e testeve të standardizuara dhe përdoret për qëllime promovimi ose diplomimi. 

Vlerësim i performancës së nxënësit 

Vlerësim që projektohet për të matur dhe gjykuar çfarë nxënësit dinë dhe janë të aftë të bëjnë duke u bazuar në mënyrën se si ata kryejnë detyra të caktuara. 

Vlerësim i brendshëm 

Vlerësimi që kryhet rregullisht nga mësuesit në klasë si pjesë e mësimit të tyre dhe e metodologjisë së mësimdhënies. Ai ofron informacion rreth cilësisë së të nxënit dhe mbështet përmirësimin e tij të vazhdueshëm.

Vlerësim që i referohet kritereve 

Vlerësim i progresit dhe i arritjeve të nxënësit duke iu referuar një grupi kriteresh të përcaktuar më parë. 

Vlerësim diagnostikues 

Vlerësim që identifikon nivelet e arritjeve të nxënësve, për të orientuar mësimin drejt plotësimit nevojave të tyre për nxënie. 

Vlerësim kombëtar i arritjeve të nxënësve

Një ushtrim, një detyrë ose një veprimtari që zhvillohet në nivel kombëtar për të përcaktuar dhe matur arritjet e nxënësve në një fushë të nxëni ose lëndë mësimore. Në këtë lloj vlerësimi mblidhen të dhëna për nivelin e arritjeve të nxënësve në sistemin arsimor në tërësi, në një moshë ose klasë të caktuar. Normalisht këtu përfshihet edhe administrimi i testimit që zhvillohet për të gjithë nxënësit e një niveli arsimor ose për një pjesë të tyre (me kampionim). 

Vlerësim i jashtëm i nxënësit 

Një proces dhe metodë vlerësimi që e zhvillon dhe e përdor një agjenci apo organ vlerësues (jo shkolla). Ky proces zakonisht përfshin testimin e standardizuar dhe shpesh shërben për të klasifikuar kandidatët për mundësitë e mëtejshme arsimore dhe për qëllime certifikimi. 

Vlerësim i nxënësve për njëri-tjetrin 

Vlerësim i një pune ose një detyre të nxënësit nga nxënësit e tjerë të klasës. 

Vlerësim i portofolit (dosjes) të nxënësit 

Vlerësim i koleksionit të punimeve të nxënësit (detyra ose punë me shkrim, skica, punë artistike, prezantime etj.) të cilat pasqyrojnë zotërimin e kompetencave dhe progresin e nxënësit.

Vetëvlerësim i të nxënit  

Vlerësim nga i cili nxënësi mbledh informacion dhe reflekton rreth të nxënit e tij; gjykon për të në raport me objektivat dhe kriteret e vendosura; identifikon përparësitë e dobësitë dhe i përmirëson në përputhje me rrethanat.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:nxenesvleresimi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Programet orientuese për maturën shtetërore 2018-2019
Next Article Dita e parë e shkollës, këshilla për prindërit
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?