Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Denata Toçe flet hapur me nxënësit në “Shkollën e Kuqe”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Denata Toçe flet hapur me nxënësit në “Shkollën e Kuqe”

portalishkollor
Last updated: February 7, 2018 3:11 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Psikologia Denata Toçe ishte e ftuar në “Shkollën e Kuqe” në kryeqytet për të biseduar për serinë e librave “Ariu i Bardhë i ëndrrave” dhe serinë “Le të flasim hapur”. Psikologia ju përgjigj të gjitha pyetjeve të nxënësve.

Para disa ditësh, mora një telefonatë të këndshme prej një prindi. Ajo, nëna e një vajze në klasën e parë më kërkonte që të isha pjesë e një vizite në “Shkollën e Kuqe.” Në panairin e librit ajo ishte njohur me serinë e librave ALBAS  “Të flasim hapur” dhe me serinë “Ariu i bardhë i ëndrrave.” 

Nëna Adriana, kryetare e bordit të prindërve, mendonte se do të ishte një kënaqësi për fëmijët që të dëgjonin drejtpërdrejt nga një autor librash për fëmijë dhe njëkohësisht psikologe fëmijësh, disa këshilla të vlefshme. Unë i sugjerova temën “të ndryshëm dhe të ngjashëm”. Kështu mund të flisnim për shokun ose shoqen në krah, qoftë ky/kjo me nevoja të veçanta ose jo, sërish ata janë të ndryshëm, unik dhe fatkeqësisht, për ketë, ata janë pre e talljeve apo poshtërimeve. 

Dita e takimit me fëmijët erdhi shumë shpejt. Unë isha më e emocionuar se ata, përpara trupave kaq të vegjël, por me një mendje aq të madhe. Pyetjet e tyre ishin përgjegjësia më e vlefshme që kisha përjetuar ndonjëherë. Udhëtuam së bashku në ëndrrat e Ariut të bardhë dhe momenti më prekës ishte kur folëm hapur mbështetur mbi librat “Vëllai im është autik”, “Atë ditë kur humba dhe më gjetën”, “Mami është sëmurë” etj. 

Fëmijët dëshmuan me kaq çiltërsi rreth vështirësive të tyre sa zemra ime u mbush me mallëngjim. Nuk ishte e lehtë të dëgjojë një vëlla dhe një motër, të cilët kishin nga një vëlla me autizëm, se si kujdeseshin dhe përkushtoheshin ndaj tyre. Ky takim e bëri mëngjesin frymëzues dhe mbresëlënës, si për fëmijët ashtu edhe për mua. Ky po që ishte një takim i paharrueshëm.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASdenata tocete flasim hapur
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article 14 shkurti, na dërgoni poezinë tuaj të dashurisë
Next Article “Dashurisë”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?