Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: “Nisma kërkon mjedis, mjete didaktike e mësues aktiv”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

“Nisma kërkon mjedis, mjete didaktike e mësues aktiv”

portalishkollor
Last updated: January 13, 2018 9:31 am
portalishkollor
Share
SHARE

Portali Shkollor ju ka informuar hap pas hapi për vendimet, urdhrat e udhëzimet e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Sot ju sjellim një koment të Ermira Ymerajt lidhur me formën e re të organizimit të mësimit.

“Tri lëndë në gjashtë orë” është projekti më i ri sipas të cilit do të organizohen orët e mësimit në sistemin arsimor parauniverstar që në datën 1 shkurt. Portali Shkollor ju ka informuar hap pas pahi për vendimet, urdhrat e udhëzimet e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Sot ju sjellim një koment të Ermira Ymerajt lidhur me formën e re të organizimit të mësimit. 

Mendimi im si mësuese mbështetet në deduktimin e fakteve përgjithësuese. 

1. Kurrikula e re me kompetenca kërkon 4 elementë zinxhir në procesin e nxënies së kompetencës: leximin, dëgjimin, të folurin, të shkruarin; në vijimësi për të bërë të realizueshme e gjithpërfshirëse 2 ore mësimore. 

2. Portofoli i të nxënit është pjesë e vlerësimit të nxënësit me këtë sistem mundesh ta realizosh në klasë dhe të argumentosh notën për secilin grup dhe nxënës duke e bërë atë të besueshëm dhe të vlefshëm. 

3. Vlerësimi i vazhduar. Ky propozim ndihmon nxënësin dhe mësuesin që gjatë një ore mësimore të realizojë të kuptuarin dhe gjatë orës tjetër të realizojë analizën. 

4. Testimi me dy orë krijon me lehtësi si për mësuesin dhe nxënësin. 

Nxënësi: 

a. Kishte 6 ore mësimore me një ngarkesë në të shumtën të papërballueshme brenda ditës. Nxënësi zhvillonte matematikë, kimi, filozofi, gjuhë, biologji, histori, secila kërkonte së paku 1 orë studim pa zhvilllimin e detyrave. Kjo bënte që çdo fëmi përllogariste të mësonte 3 lëndë mirë, dy pak, një vetëm ta lexonte. Imagjinoni lodhjen dhe sforcimin e fëmijës me rezultate të shkëlqyera. 

b. Mësuesi i matematikës hynte mbas orës së filozofisë, kimisë a fiskulturës, shpërqëndrimi ishte evident, 5 minuta i duhej çdo mësuesi për t’i drejtuar nxënësit nga ora e tij, 10 minuta për të ndërtuar tërheqjen e vemendjes, 20 për të marrë përqendrimin në problemin e radhës dhe pastaj diskutimi e përfundimet s’bëheshin kurrë sepse pse – të e fëmijëve nuk përmbusheshin me përgjigje. 

Ndaj dy orë të një lënde rrisin cilësinë e orës mësimore. Mësuesi aktiv me instrumenta të bollshëm në një orë shpesh lypte 5 minuta duke ua bërë më të rënduar nxënien. E di se shumë kanë dilema se kjo lloj nisme kërkon mjedis, mjete didaktike dhe mësues aktiv që e duan profesionin. 

Mësuesi dembel ka të drejtë të ankohet dhe të thotë klasat janë të dobëta se me zor i kemi mbajtë 45 minuta jo më 90, se kanë bërë policin e jo mësimdhënësin ,se shkollarin e kemi demotivuar, se mjafton ta shohin si numër e jo si subjekt, se te i keqi nuk kemi tentuar të harxhojmë kohën po thjesht kemi zgjedhë rrugën më të shkurtër: s’ka libra nxirre jashtë, s’mëson lëre aty në mosdije duke e përbuzë si nxënës që vetëm trazon qetësinë, jemi marrë me 2 – 3 vetë dhe jemi mjaftuar me mësimdhënien tonë, kemi teorizuar e vështirësuar lëndën fëmijës duke i kërkuar të nxëjë gjithçka të rëndësishme për ne si mësues e jo për atë. 

Kemi braktisur, kemi neglizhuar, qurravitemi duke thënë na plasën me këto reforma, na mbushen me fletë, na mbushen me portofole, na mbushen me letra, veç mësim s’po bëjmë se të gjitha këto i kemi menduar t’i bëjmë brenda orës së mësimit. 

Mjerane, pse duhet të zë kohën time të lirë duke korrigjuar, duke vlerësuar, duhet gjithçka ta bëjmë brenda orës, të plotësojmë regjistër, të vlerësojmë, të vendosim shënimet, të gjitha brenda 45 minutave, të shohim facebook, të shkruajmë në ëhatcup, të bëjmë ndonjë telefonatë, të porosisim fëmijët të mos bëjnë zhurmë, të qëndrojnë urtë në klasë sa të kryejë zysha një punë të vockël, sa të plotësojë ditarin etj. 

E kuptoni tani PSE?

Ermira Ymeraj

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASermira ymeri
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “3 lëndë në 6 orë, procedura e zbatimit jashtë çdo kriteri”
Next Article Si e shprehte dashurinë Dritëro Agolli?
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?