Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Shpallet fituesi i bursës së PriFest për studime në Sarajevo Film Academy
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Shpallet fituesi i bursës së PriFest për studime në Sarajevo Film Academy

portalishkollor
Last updated: August 11, 2017 10:44 am
portalishkollor
Share
SHARE

“Ajo andrra që e shihja për çdo natë, thirrja e pranimit më zgjoi ta jetoj atë andërr që më paraqitet si mundësi, motiv, privilegj dhe sfidë. Faleminderit të gjithëve që e mundësuan këtë për mua.”

Sovran Ndrecaj nga Kosova do të fillojë studimet Bachelor në Akademinë e Filmit në Sarajevë (SFA) në drejtimin Regji Filmi. Pas marrëveshjes së PriFest – Prishtina International Film Festival dhe Sarajevo Film Academy (SFA) që u publikua në edicionin e kaluar të PriFest, sot u bë publike përzgjedhja e studentit të parë nga Kosova që është pranuar në këtë akademi dhe ka fituar bursën e plotë për studime 3-vjeçare Bachelor në Sarajevo Film Academy.

Nrecaj, i cili do të fillojë studimet në shtator 2017, ka fituar bursën e plotë prej 8,500 euro për vit shkollor, programi i studimeve Bachelor (BFA) në Sarajevo Film Academy në degën International Students. Në këtë degë ka studentë nga gjithë bota, ndërsa Sovran Nrecaj është studenti i parë nga Kosova që do të ketë këtë mundësi studimi falë Prishtina International Film Festival (PriFest). 

Vjosa Berisha, Drejtoresha e PriFest me këtë rast deklaron se: “Jam e lumtur që marrëveshja PriFest – Sarajevo Film Academy solli frytin e parë. Z. Nrecaj, student nga Kosova, do t’i jepet kjo mundësi e mrekullueshme studimi dhe ngritje profesionale në lëmin e filmbërjes në njërin nga institucionet më të mira filmike në rajon dhe më gjerë. Kjo është njëra nga shumë aktivitetet e PriFest që ndikon drejtpërdrejtë në zhvillimin e industrisë së filmit në Kosovës si dhe stimulon e përkrah të rinjtë e Kosovës duke ju ofruar mundësi që të aftësohen profesionalisht dhe të realizojnë ëndrrat e tyre. Sovranit i dëshirojmë shumë fat dhe shumë filma të mirë që presim t’i shfaqim në PriFest viteve në vijim.”

“Ajo andrra që e shihja për çdo natë, thirrja e pranimit më zgjoi ta jetoj atë andërr që më paraqitet si mundësi, motiv, privilegj dhe sfidë. Faleminderit të gjithëve që e mundësuan këtë për mua”, – tha Nrecaj.

Sarajevo Film Academy është themeluar nga Universiteti – Sarajevo School of Science and Technology (SSST) në vitin 2010. Është shkolla e parë private e filmit në Bosnje e Hercegovinë dhe e vetmja shkollë e filmit në Evropën juglindore me kurikulën e plotë në gjuhën angleze. Shumë nga ligjëruesit në këtë Akademi janë kineastë të mirënjohur ndërkombëtarë, si: Bella Tarr, Juliette Binoche, Tilda Swinton, Gus Van Sant, Angieszka Holland, Abel Ferrara etj. PriFest dhe Sarajevo Film Academy do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe vitin tjetër, për t’u mundësuar edhe studentëve tjerë të interesuar nga Kosova të studiojnë në këtë institucion prestigjioz filmik ndërkombëtar.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:burseKosovesovran ndecaj
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Shkolla në shtëpinë e mësuese Shpresës
Next Article Nxënës të ndryshëm, mësues rastësorë, rezulatate të shkëlqyera!
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?