Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Përmirësoni humorin nëpërmjet ushqimit
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Jeto shëndetshëm

Përmirësoni humorin nëpërmjet ushqimit

portalishkollor
Last updated: May 9, 2017 3:03 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Ushqimet që na ndihmojnë për një humor të mirë janë: tërshëra, drithërat integrale, veza, peshku, frutat, frutat e thata, perimet, sidomos perimet me ngjyrë jeshile, farërat, në veçanti ato të lulediellit dhe lirit, çokollata fondente dhe mjalti.

Në periudhën e ndryshimit të stinëve mund të ndjeheni pak të plogësht dhe me më pak energji. Një situatë e tillë ndikon negativisht në humorin tuaj. Për të përmirësuar këtë gjendje ju duhet t’i kushtoni vëmendje ushqimit. Janë disa ushqime që përmbajnë dhe stimulojnë prodhimin e substancave që favorizojnë mirëqenien dhe qetësinë. Një humor i mirë ndërtohet edhe me dietë.

Mes shumë substancave që veprojnë në trurin tonë, dy janë veçanërisht të nevojshme për humorin; dopamina dhe serotonina. Dopamina është neurotransmetuesi që vepron në rregullimin e kënaqësisë, dashurisë dhe stimujve që prodhojnë mekanizmat e motivimit. Dopamina sintetizohet falë dy aminoacideve, tirosinës dhe fenilalanina. Kjo e fundit nuk prodhohet nga trupi jonë, pra duhet ta marrim nga jashtë, për shembull nga ushqimet.

Seretonina është në fakt hormoni i qetësisë dhe qendra e rregullimit të humorit. 

Sintetizohet duke nisur nga aminoacidi triptofan, nga i cili varet dhe prodhimi i një tjetër hormoni të rëndësishëm, melatonina, që rregullon ritmin gjumë-zgjuar. Për të aktivizuar këtë mekanizëm janë të nevojshëm karbohidratet pasi stimulojnë prodhimin e insulinës, që lehtëson transportin e triptofanit dhe transformimin e tij në serotoninë. 

Omega 3. Janë një mirësi e vërtetë, favorizojnë shëndetin e zemrës, reduktojnë nivelin e kolesterolit në gjak dhe të ndihmojnë në kontrollin e hipertensionit. Këto acide yndyrore kanë një efekt të rëndësishëm edhe në humor dhe janë të nevojshme për të luftuar depresionin. 

Vitaminat. Të kesh një nivel optimal vitaminash është e rëndësishme për një shëndet dhe fizik të mirë. Këto substanca, përveç të tjerash, hyjnë në mekanizmin e transformimit të triptofanit në serotoninë. 

Nisur nga këto të dhëna ushqimet që na ndihmojnë për një humor të mirë janë: tërshëra, drithërat integrale, veza, peshku, frutat, frutat e thata, perimet, sidomos perimet me ngjyrë jeshile, farërat, në veçanti ato të lulediellit dhe lirit, çokollata fondente dhe mjalti.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:humorushqimi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Poezia është në ajër e do pasohet ndër breza”
Next Article 5 hapa për menaxhimin e xhelozisë mes fëmijëve
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?