Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: “Roli i sportit në jetën e studentëve, impuls pozitiv”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

“Roli i sportit në jetën e studentëve, impuls pozitiv”

portalishkollor
Last updated: March 28, 2017 1:48 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Rektori i UT Prof. Dr. Mynyr Koni Takon Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Sportive të Universiteteve Evropiane z. Matjaz Pecovnik.

Roli i sportit në jetën e studentëve të Universitetit të Tiranës është një impuls pozitiv me vlera të shumëfishta. Ky ishte mesazhi që Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Mynyr Koni dha sot ditën e martë, datë 28 Mars 2017, gjatë një takimi pune me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Sportive të Universiteteve Evropiane, z. Matjaz Pecovnik. Në takim merrnin pjesë gjithashtu menaxheri i sporteve në këtë organizate Besim Aliti, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar z. Viron Bezhani, Drejtori i Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë z. Elton Skendaj, si edhe Koordinatori i Sporteve në UT, z. Besnik Veliu.

Gjatë fjalës së tij, Rektori vuri theksin në rëndësinë që ka sporti në jetën universitare të studentëve. Në këtë kuadër, Prof. Dr. Mynyr Koni dhe z. Matjaz Pecovnik diskutuan mbi hapat konkretë që duhen ndërmarrë për ngritjen dhe themelimin e një qendre sportive multifunksionale në Universitetin e Tiranës. Nga ana e tij. z. Pecovnik tha se në aktivitetet sportive të organizuara marrin pjesë studentë nga rreth 400 universitete dhe se dëshironte që edhe Universiteti i Tiranës të ishte i përfaqësuar. 

Z. Pecovnik tha se OSUE do të ofronte të gjithë asistencën e mundshme, përfshi dhe atë financiare, për ngritjen e një qendre moderne për sportet në Universitetin e Tiranës.

Rektori i UT-së, Prof. Dr. Mynyr Koni tha se do të ndërmerrte të gjitha hapat e duhura në mënyrë që ngritja e qendrës sportive në UT të realizohej sa më parë dhe kërkoi nga Koordinatori i Sporteve në UT, z. Besnik Veliu që të fillohej menjëherë nga puna për realizimin e këtij projekti.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mynyr konisportstudent
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Dita e orëve mësimore të hapura në shkollën “Sinan Tafaj”
Next Article Shoqëri me sindromën e “dukjes”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?