Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Shqipëri – Kosovë së bashku për gjuhën e kulturën shqipe në diasporë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Shqipëri – Kosovë së bashku për gjuhën e kulturën shqipe në diasporë

portalishkollor
Last updated: April 28, 2016 10:39 am
portalishkollor
Share
SHARE

Ministrja Nikolla, siguroi mbështetje dhe bashkëpunim pa rezervë me Ministrinë e Diasporës duke konstatuar se diaspora shqiptare është një e vetme dhe si e tillë do të trajtohet.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ka pritur në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për një vizitë pune Ministrin e Diasporës të Republikës së Kosovës, Valon Murati dhe stafin që e shoqëronte.

Gjatë takimit mes dy Ministrave dhe delegacioneve respektive, u diskutua për rëndësinë dhe vazhdimësinë e zbatimit të marrëveshjes për mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe mërgatë.

Nga ana e saj, Ministrja Nikolla, siguroi mbështetje dhe bashkëpunim pa rezervë me Ministrinë e Diasporës duke konstatuar se diaspora shqiptare është një e vetme dhe si e tillë do të trajtohet.

Ministrja Nikolla i propozoi ministrit Murati mundësinë e zhvillimit të disa vizitave të përbashkëta të tre ministrave përkatës në vende ku ka prezencë të madhe të komunitetit shqiptar. Sipas Znj. Nikolla, qëllimi i këtyre takimeve do të bënte të mundur njohjen me interesat dhe nevojat reale të mësuesve, prindërve, fëmijëve dhe komunitetit shqiptar në raport me edukimin cilësor të gjuhës, kulturës dhe historisë shqipe. Në këto takime do të konsultohen edhe dokumentet e dala nga zbatimi i marrëveshjes për diasporën.

Nga ana e tij, Ministri Murati duke mirëpritur propozimin e ministres Nikolla, u shpreh i gatshëm që këto vizita të mundësoheshin brenda muajit maj. Gjithashtu, Ministri propozoi rritjen në një shkallë tjetër të fushatës së ndërgjegjësimit, në mënyrë që numri i nxënësve shqiptarë që mësojnë gjuhën dhe kulturën amëtare në diasporë të rritet.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:diasporaLindita Nikolla
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Triumfon “Ismail Qemali”, gjimnazi më i talentuar
Next Article 90-vjetori i gjimnazit “Qemal Stafa” në TOB
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?