Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Njihen vitet e punës së arsimtarëve gjatë viteve 1990-1999
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Njihen vitet e punës së arsimtarëve gjatë viteve 1990-1999

portalishkollor
Last updated: April 7, 2016 2:54 pm
portalishkollor
Share
SHARE

U promovua vërtetimi për njohjen e përvojës së punës së arsimtarëve gjatë periudhës 1990-1999

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Arban Abrashi dhe kryetari i SBAShK-utj z. Rrahman Jasharaj promovuan Vërtetimin për njohjen e përvojës së punës së arsimtarëve gjatë periudhës 1990-1999.

Ministri Bajrami me këtë rast theksoi se, ky vërtetim shënon implementimin e vendimit për njohjen e përvojës së punës së mësimdhënësve të viteve të 90-ta për skemën pensionale.

Ministri Bajrami tha se ky është një hap i domosdoshëm dhe i shumëpritur që mësimdhënësve, të cilët kanë punuar në kohën e mbijetesës së sistemit arsimor t’u njihet përvoja e punës dhe ata të marrin pension të dinjitetshëm.

“Ne kemi bërë hapa të rëndësishëm në këtë mandat qeveritar, sepse tani ka filluar pagesa e përvojës së punës për të gjithë punëtorët e arsimit. Por, në mënyrë të veçantë përmes kësaj skeme, e cila po fillon të implementohet që nga sot, ne po fillojmë që mësimdhënësve t’u japim pensione të merituara për punën e tyre në momentet më të vështira të mbijetesës së arsimit”, u shpreh ministri Bajrami.

Ministri Bajrami foli edhe për Ligjin për mësimdhënësit e viteve 90-ta, për të cilin tha se është në fazën e gjetjes së mbulesës financiare për implementimin e tij.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Arban Abrashi tha se ky vendim është në vazhdimësinë e reformave të cilat i kemi ndërmarrë, në përmirësimin e mirëqenies së të gjithë punëtorëve dhe pensionistëve në këtë rast, të cilët kanë kontribuar në shtetndërtimin e Kosovës.

“Ky është një hap i madh sa i përket përmirësimit të mirëqenies së punëtorëve të arsimit. Kontributii tyre është shumë më i madh se sa kjo që po bëjmë sot”, tha ministri Abrashi.

Ndërsa, kryetari i SBAShK-ut z. Rrahman Jasharaj, tha se nga sot të gjithë mësimdhënësit do ta gëzojnë pensionin e plotë të punës dhe do të kenë mundësi të aplikojnë edhe për përshkallëzimin e pensioneve.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:arsim bajramiarsimtare
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Promovohen 6 doracakë për mësimin në gjuhën e prejardhjes
Next Article “Nuk ke pasur fëmijëri të mirë, nëse nuk e ke luajtur këtë lojë…”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?