Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Vërtetohet teoria e Einsteinit për valët gravitacionale
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Vërtetohet teoria e Einsteinit për valët gravitacionale

portalishkollor
Last updated: March 11, 2016 9:32 am
portalishkollor
Share
SHARE

Paneli i shkencëtarëve mbërriti në këtë përfundim gjatë vëzhgimit të shtrirjes së kohës dhe hapësirës pas përplasjes dhe shkrirjes së dy vrimave të zeza më shumë se një miliardë vite dritë larg Tokës.

Grupi i shkencëtarëve ndërkombëtarë thotë se kjo është e para herë që provohet ekzistenca e atyre që Einsteini i ka quajtur “valë gravitacionale”, që janë ndryshimi i shtrirjes kohë-hapësirë në varësi të përforcimit dhe zbehjes së fushës së gravitetit. Sa më e madhe të jetë fusha e gravitetit, aq më e vogël është shtrirja kohë-hapësira dhe e kundërta, ose sipas parimit të Ajnshtajnit: “Koha rrjedh më ngadalë atje ku graviteti është më i ulët”.

Kapja e valëve gravitacionale është e vështirë pasi sinjali i tyre në tokë mbërrin i dobët, nëse nuk bëhet fjalë për një aktivitet gravitacional “normal”, por përplasja e dy vrimave të zeza duket se ka qenë “hajmalia” e shkencëtarëve.

“Kemi rënë në gjurmët e valëve gravitacionale. Kjo është hera e parë që universi na flet përmes valëve gravitacionale. Deri më tani ishim të shurdhër”, deklaroi i emocionuar David Reitze, drejtor ekzekutiv i projektit LIGO, i angazhuar në studim prej vitesh.

Për të kuptuar rëndësinë e zbulimit mjafton të përmendet komenti i Karsten Danzmann, një fizikan gjerman dhe një ndër emrat më me peshë në këtë fushë.

“Ky është zbulimi më i madh në fizikë që nga koha e zbulimit të grimcës së Higgs-it. Ky zbulim është për çmim Nobel dhe as që duhet të diskutohet fare për këtë”, thotë ai.

Einstein foli për ekzistencën e valëve gravitacionale thuajse 100 vjet më parë. Ai parashikoi se nëse graviteti apo forca e rëndesës në një zonë të universit ndryshon befas si pasojë e një evenimenti të dhunshëm kozmik, si shpërthimi i një ylli, apo në këtë rast përplasja e dy vrimave të zeza, krijohen valë gravitacionale që përhapen me shpejtësinë e dritës në të gjithë universin duke deformuar kohën dhe hapësirën gjatë lëvizjes së tyre.

Valët gravitacionale u kapën më 14 shtator të vitit të kaluar, por grupi i shkencëtarëve vendosi të publikojë raportin me gjetjet e veta vetëm tani pasi konsultimit me një panel prej 1000 fizikantësh dhe astronomësh më me emër në botë.

Top Channel

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:einsteinvalet gravitacionale
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Kërkuesi: Ky mund të jetë shekulli ynë i fundit!
Next Article Stafete me shtrëngim duarsh
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?