Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Siguria në rrugë, tekstet shkollore burim informacioni
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Siguria në rrugë, tekstet shkollore burim informacioni

portalishkollor
Last updated: November 25, 2017 12:16 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Në takim u diskutua se si mund të përmirësohet siguria në shkolla, por edhe jashtë saj nëpërmjet rregulloreve dhe materialeve edukuese. Iu mëshua fort faktit se tekstet mësimore janë burimi më i rëndësishëm i informacioneve jo vetëm për sigurinë rrugore.

Pranë ambienteve të hotel “Tirana” u organizua një tryezë e rrumbullakët me temë: “Çështjet e sigurisë në shkolla dhe nevoja për ndërgjegjësimin e nxënësve dhe mësuesve nëpërmjet programit mësimor dhe formalizimit të kushteve të sigurisë”. E ftuar në këtë takim ishte edhe shtëpia botuese “Albas”, përveç aktorëve të tjerë, si përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Ministria e Transporteve,  Drejtoria e Policisë së Shtetit, Këshilli Shqiptar i Sigurisë Rrugore, Gazsjellësi Transadriatik etj. Kjo tryezë e rrumbullakët kishte si qëllim të ndante informacione dhe përvojën e aktorëve të ndryshëm për praktikat më të mira të sigurisë, që do  të gjejnë vend për zbatim në shkollat shqiptare. Në këtë takim u diskutua edhe se si mund të përmirësohet siguria në shkolla, por edhe jashtë saj nëpërmjet rregulloreve dhe materialeve edukuese. Iu mëshua fort faktit se tekstet mësimore janë burimi më i rëndësishëm i informacioneve jo vetëm për sigurinë rrugore, por edhe më gjerë. Dhe për këtë u kërkua një bashkëpunim i ngushtë i autorëve të lëndës së Qytetarisë me specialistët e fushës. Duke qenë  se botimet për fëmijë  janë përparësi e botimeve të shtëpisë botuese “Albas”, u përmend edhe kontributi i saj në këtë fushë mjaft të rëndësishme për jetën e fëmijëve, por edhe të të rriturve, jo vetëm në tekstet shkollore, por edhe në botimet jashtëshkollore. Ndër problematikat e shumta me të cilat hasen fëmijët, është edhe siguria jo vetëm rrugore, problematikë që shtëpia botuese “Albas” e ka sjellë mjaft mirë me botimin e saj, “Të sigurt në rrugë”.

Në këtë konferencë u dhanë rekomandime konkrete se si mund të sillen  përmirësime të ndjeshme në këtë fushë me anë të rregulloreve dhe mjeteve të tjera edukuese e ndërgjegjësuese për sigurinë e nxënësve në shkolla dhe jashtë saj. Sepse siguria e fëmijëve është një prioritet kryesor i të gjithë neve.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASte sigurt ne rruge
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “28 Nëntori”
Next Article “Zing City”, jepini ngjyrat që doni qytetit
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?