Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Panairi i Librit, Albas sjell mbi 50 tituj të rinj
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Panairi i Librit, Albas sjell mbi 50 tituj të rinj

portalishkollor
Last updated: November 15, 2017 2:33 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Shtëpia botuese ALBAS në Panairin e Librit sjell mbi 50 tituj të rinj për fëmijë dhe të rritur. Në stendën tonë do të gjeni libra të cilët përfshijnë të gjitha grup moshat: libra për bebe, libra me tinguj zanorë për fëmijë, libra të posaçëm për lexuesit fillestarë, libra për parashkollorin, tekstet shkollore dhe digjitale, libra akademikë, libra artistikë për fëmijë dhe të rritur, libra psikologjik dhe studime.

Për fëmijët e moshës mbi tre vjeç Albas sjell “Mësimet e pianos” nga Sonila Kapidani dhe “Arushi i Bardhë i Ëndrrave” nga psikologia Denata Toçe.

Seria “Klasikët për të vegjël” që është gjithashtu i përshtatshëm për fëmijët moshës mbi 3 vjeç sjell gjashtë tituj të rinj: “Drakula”, “Aventurat e Hakëlber Finit”, “Robin Hudi”, 

“Romeo dhe Zhulieta”, “Don Kishoti” dhe “David Koperfildi”.

Seria “Një familje e paparë” e përshtatshme për fëmijë të moshës mbi 7 vjeç pasurohet me katër tituj të rinj: “Pieri ndërron profesion”, “Futbolli nuk është vetëm për djem”, “Ema e ka mendjen veç të hajë” dhe “Në shtëpinë e Zhanës është tmerr”.

Autorët shqiptarë për fëmijë mbi 8 vjeç sjellin: 

“Gjyshi në kornizë” nga Ermir Nika. Në këtë libër, autori sjell me emocion një ngjarje kulmore, nga jeta e një gjyshi dhe nipit të tij. Fëmija ndodhet para vështirësish natyrore, të cilat shumëfishohen nga humbja aksidentale e gjyshit. Përballimi i situatës, me ndihmën e njerëzve të rastësishëm, dhe forca e vitaliteti i gjyshit, i mbeten fëmijës të pashlyeshme në kujtesë.

“Na ishte dy herë”, ky botim përmban 5 përralla: Trimi, Lisa dhe peshku i dëshirave,  Rroni në kopshtin zoologjik, Një letër për babadimrin, Princesha Zana dhe medaljoni magjik, Drini shkencëtari. Të gjitha përrallat shoqërohen me ilustrime plot ngjyra, që e bëjnë mjaft të këndshëm leximin.

Nga seria e letërsi italiane për fëmijë vijnë në shqip këta tituj: “Historia e pabesueshme e Lavinjës”, “Një jashtëtokësor në familje”, “Shtrigushja ime”, “Matia dhe gjyshi”, “Gjyshi im ishte një pemë qershie” dhe “Stralisku”.

Seria “Më quajnë…” e përshtatshme për fëmijë të moshës mbi 9 vjeç vjen me tre tituj të rinj: “Më quajnë… Musine Kokalari”, “Më quajnë… Mbretëresha Teutë” dhe “Më quajnë…  Ibrahim Kodra”.

“Syri i ujkut” i autorit Daniel Pennac vjen në shqip nga Amantia Kapo.

“Antologji me krijime në gegërisht” është një libër i përshtatshëm për fëmijë të moshës mbi 10 vjeç.

Seria “Klasikët për fëmijë” vjen me tre tituj të rinj: “Hajdi”, “Udhëtimi i mrekullueshëm i Nils Holgersonit nëpër Suedi” dhe “Poliana”.

“Mitologji shqiptare” nga Tonin Çobani është një tjetër libër i ri të cilin do ta gjeni në stendën e Albas në Panairin e Librit. 

Poezia mistike

Antologjia Kahlil Gibran

Dashuria, Hyjnorja, Krijimi

Në zhanrin letërsi artistike për të rritur vijnë këta tituj të rinj: “Historia e një kordhe”,  “Historia e rrëmujës”, “Ju shkruaj në errësirë” dhe “Lidhëse”.

“Tantra”, dashuria trup-shpirt është libri psikologjik që sjell Albas nën përkthimin e Olta Cankës dhe Genci Muçollarit. 

Portofoli i nxënësit për gjuhën shqipe 6 dhe gjuhën shqipe 7 janë përgatitur nga Kreuza Bardhi dhe Hyrë Rexha.

Mësues, nxënës, prindër dhe lexues ju mirëpresim të gjithëve në Panairin e Librit te stenda e ALBAS nga data 15.11.2017 deri në datën 19.11.2017.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASPanairi i Librit
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Rreth librit “Poliana”
Next Article Rreth librit “Historia e një kordhe”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?