Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Roli i drejtorit në krijimin e klimës pozitive në shkollë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kuriozitete

Roli i drejtorit në krijimin e klimës pozitive në shkollë

portalishkollor
Last updated: November 4, 2017 1:33 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Klima pozitive dhe bashkëpunuese kurdoherë në shkollë është aq idealizëm sa dhe realitet i mundshëm, ku për arritjen e kësaj të fundit nevojitet kooperim e përkushtim i të gjithë aktorëve për të krijuar një mjedis sa më të favorshëm për të nxënit e për të përmirësuar standartet e shkollës si institucion arsimor. E parë në këtë këndvështrim, drejtuesi si personi me pozicionin më të lartë në shkollë luan rol të rëndësishëm në të gjitha aspektet e ecurisë së saj, e veçanërisht ndikon mjaft në krijimin e një klime pozitive, ose jo, nëpërmjet modelit të drejtimit.

Së pari eksperienca, por dhe studimet indikojnë se modeli i drejtimit që drejtuesi zgjedh të ndjekë ndikon drejtpërsëdrejti në klimën e krijuar në shkollë. Është treguar se një model drejtimi autoritar, qoftë ai dhe i modelit dashamirës krijon një klimë të ftohtë e më pak të hapur a bashkëpunuese se një model drejtimi këshillues, a kooperues.  Gjithashtu vihet re se një një stil drejtimi në ekip, ka një impakt tejet të lartë si në arritjet e nxënësve, përfshirë cilësinë e mësimdhënies e mësimnxënies, e si në krijimin e një fryme pozitive bashkëpunimi, duke u orientuar krahas një shkolle të suksesshme drejt një shkolle gjithashtu miqësore.

Gjithashtu nxitja e klimës pozitive realizohet në themelet e një shkolle të orientuar drejt parimeve të demokracisë e pjesëmarrjes së të gjithë aktorëve në vendimmarrjen e brendshme. Organe kolegjiale të brendshme në shkollë si “Këshilli i Prindërve”, “Qeveria e Nxënësve”, “Bordi i Shkollës” etj, duhet të fuqizohen rrënjësisht për sa lidhet me vednimmarrjen në këtë institucion, dhe ky fuqizim dhe angazhim i tyre duhet të jetë së pari iniciative e drejtuesit, për të formësuar një shkollë të hapuar ndaj komunitetit ku stafi pedagogjik-nxënësit-prindërit e drejtuesit punojnë së bashku me qëllim arritjen e objektivave të përbashkëta.

Nuk duhet lënë pa përmendur fakti se aktivitetet shkollore,nxisin në mënyrë të pashmangshme kooperimin, komunikimin e mirë e me qytetari si dhe forcojnë lidhjen mes aktorëve të ndryshëm në shkollë. Kështu drejtuesit i lind përgjegjësia të jetë iniciator e mbështetës i fuqishëm i këtyre aktiviteteve me karakter edukativ e njëkohësisht argëtues e konsolidues të një marrëdhënieje të ngrohtë dhe klime pozitive në shkollë.

Pra drejtuesi, për të qenë një lider i suksesshëm i institucionit arsimor që drejton duhet me doemos të nxisë frymën pozitive nëpërmjet një sërë mjetesh që posedon në pozicionin e ndodhur, ku vlen të theksohet fakti se roli i drejtuesit dhe metodat e tij të menaxhimit, në këtë aspekt janë në mënyrë të pashmangshme vendimtare.

(Nga: Dorina Zhuka)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:drejtoremesimdhenesmesuesmesuese
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Shkollimi, drejtimi i duhur
Next Article Nënat në Indi nuk i dënojnë asnjëherë fëmijët
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?