Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Plan individual
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Plan individual

portalishkollor
Last updated: October 16, 2017 12:59 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Çfarë është Plani individual i Arsimit

Plani individual i arsimit (PIA) është dokument zyrtare pedagogjik i cili hartohet për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore, për të cilët ekipi vlerësues dhe mbështetës i fushave të ndryshme zhvillimore ka marrë vendimin për arsim me nevoja të veçanta.

Plani individual i arsimit shërben për planifikim sistematik të edukimit, mësimdhënie për mbështetjen dhe përcjelljen e përparimit individual të fëmijëve në mësim.

Plani individual i arsimit duhet të zhvillohet përmes një procesi bashkëpunues duke përfshirë shkollën, prindërit. Fëmijët (kur është e përshtatshme) dhe personelin tjetër përkatës. PIA është një dokument i besueshëm (konfidencial) dhe informatat për të, mund tu jepen të tjerëve vetëm me lejen e prindërve. Ai i referohet përshtatjes së programit edukativo arsimor dhe fokusohet në nevojat me prioritet të të nxënit.

Çfarë përcakton PIA?

• Qëllimet edukative, arsimore të fëmijës për periudhën që zgjat plani individual,

• Objektivat mësimore të fëmijës përmes të cilave realizohet qëllimi i vendosur,

• Metodat e nevojshme për shërbimet që duhet ofruar si dhe burimet ekzistuese,

• Burimet e nevojshme për shërbimet që duhet ofruar si dhe burimet ekzistuese,

• Përmbajtjen e lëndëve mësimore të individualizuara ose fushave të aktiviteteve,

• Format e vlerësimit të fëmijës,

• Personat përgjegjës për hartimin e PIA-së

• Procesin e monitorimit dhe rishikimit të tij,

Kush duhet të ketë Plan Individual i Arsimit?

PIA bëhet për të gjithë fëmijët që vlerësohen se kanë nevoja të veçanta në arsim dhe që marrin vendimin për arsim me nevoja të veçanta nga ekipe (shumë profesional) vlerësues dhe mbështes i komunës.

Vendimi për arsimin me nevoja të veçanta merret për një periudhë kohe të kufizuar (së paku 2 vite). Pas periudhës së caktuar kohore ekipi vlerësues rivlerëson nevojat e fëmijës për mbështetje dhe pastaj merr vendimin nëse duhet të vazhdohet apo të ndërpritet vendimi për arsim me nevoja të veçanta. Në raste kur shihet se fëmija ka ndryshime të dukshme mund të bëhet rivlerësimi edhe më herët.

Kush është përgjegjës për inicimin e Planit Individual?

Iniciativa për vlerësim profesional të fëmijës mund të vijë nga personeli i shkollës apo nga prindërit dhe gjithmonë me lejen e prindërve/ Ekipi vlerësues komunal duhet të vendos a ka fëmija nevoja për arsim me nevoja të veçanta dhe si duhet të organizohet mësimi.

Pas vlerësimit të fëmijës nga ekipi vlerësues dhe referimit të tij në shkollën më të afërt ku jeton, shkolla gjegjësisht drejtori është përgjegjës për inicimin e procesit të zhvillimit të PIA-së duke siguruar që të gjithë ofruesit e shërbimeve për të cilat është e mundshme) që fëmija të jetë i pranishëm në hartimin e PIA-së.

Kush i organizon takimet për hartimin e Planit Individual?

Është përgjegjësi e drejtorit të shkollës bashkë me edukatoret e grupit/mësimdhënësin udhëtues (kur është e mundshme) të organizoj takimet e nevojshme për të gjithë anëtarët e hartimit të PIA-së. Drejtori bashkë me mësimdhënësit e klasës sipas nevojave të fëmijës vendosin se kush duhet të marrë pjesë në këto takime dhe kush duhet ti ftojë pjesëmarrësit.

Në takimin e parë vendoset se kush do të jetë përgjegjës për vazhdimin e procesit.

• Prindi/kujdestari,

• Mësuesi mbështetës,

• Mësuesi udhëtues,

• Arsimtarët lëndor,

• Dhe ofruesit tjerë të shërbimeve profesionale (psikologu, pedagogu, logopedi).

Sa shpesh duhet rishikuar Planin Individual?

Plani individual i arsimit duhet rishikuar zyrtarisht dy herë në vit në çdo moment tranzicioni (kur përfshihet ndërrimi i shkollës apo edhe ndryshim tjetër në arsimimin e fëmijës, për shembull ndërrimi i nivelit, klasës, shkollës, komunës.

Procesi i rishikimit kërkon pjesëmarrjen e personelit përkatës që punon me fëmijët dhe çdo rezultat i vërejtur duhet raportuar tek prindi / kujdestari i fëmijës. Rishikimi i planit individual mund të mos kërkoj rishikimin e qëllimit të tij, por në varësi të rezultateve të prezantuara mund të rishikohen objektivat e vëna dhe të riformulohen rezultatet e pritshme për pjesën e mbetur të planit.

Kush duhet ta plotësojë Planin Individual?

Plotësimi i planit individual të arsimit është përgjegjësi e edukatoreve/mësuesit, i cili ka në grupin/klasën e tij fëmijën në bashkëpunim të ngushtë me prindërit. Drejtori duhet të jetë i informuar për procesin. Një kopje të PIA-s ta ketë prindi/kujdestari i fëmijës dhe një kopje të jetë pjesë e dosjes së nxënësit.

Struktura e hartimit të planit individual

Tipi i kriteritKriteri individualKriteri objektivKriteri social
ReferencaPërparimi i të mësuaritObjektivat e të mësuaritKurba normale e shpërndarjes, e mesmja aritmetike, deviacioni
InformacioniSa është mësuar ndërmjet kohës 1 dhe kohës 2?Deri në ç’shkallë është përballur nxënësi me objektivat e të nxënit?Sa i madh është deviacioni i përparimit individual nga ai mesatar?
Tipi i vlerësimitTestet, vlerësimet me gojë, raporti i përparimi të nxënit, forma e vëzhgimit të strukturuarTestet me synime të orientuara, raport i përparimit të nxënit, forma e vëzhgimit të strukturuarTeste që përfshijnë një orientim me nota për mesataren e klasës
Pasojat pedagogjikeShumë të lartaShumë të lartaShpesh përdoret për përzgjedhje; nuk është i rëndësishëm për orientimin drejt mbështetjes për nxënësit

Për të shkarkuar materiale të gatshme për mësuesin klikoni këtu

(Nga: A. Hoxhaj & N. Poroçani)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mesimdhenesmesuesmesuese
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article 5 rregulla për të rifituar komunikimin e humbur me fëmijët
Next Article Hartimi dhe zbatimi i Planit të Personalizuar, PEI
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?