Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Planifikimi i temës mësimore: Dallojmë emrat e vendeve
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Planifikimi i temës mësimore: Dallojmë emrat e vendeve

portalishkollor
Last updated: December 17, 2017 12:57 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Kjo orë model me temë “Dallojmë emrat e vendeve” është planifikuar hap pas hapi nga mësuesja Alma Shehi. Nxënësit e klasës së dytë përvetësojnë njohuritë sipas këtij ditari.

Fusha: Gjuhë dhe komunikim

Lënda: Gjuha Shqipe

Klasa: 2

Tema mësimore: Dallojmë emrat e vendeve

Situata e të nxënit: Krijohet një alfabet i njëpasnjëshëm me emra që tregojnë vende të veçanta (të përveçëm)

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore 

Nxënësi/ja:

• dallon emrat e vendeve në fjali apo tekste të dhëna;

• shkruan saktë pa gabime emrat e përveçëm të vendeve;

• përcakton fjalët e shkruara gabim duke i korrigjuar ato;

• paraqet dhe komunikon lirshëm e saktë mendimin e tij/saj;

• demonstron pavarësi në mendime dhe veprime.

Fjalët kyçe: emër, vendi, i përveçëm shkronjë e madhe.

Burimet: teksti i nxënësit, mjete shkrimi, fisha me emra vendesh, grafiku “Alfabeti i njëpasnjëshëm”.

Lidhja me fushat e tjera: Artet, Shoqëria dhe mjedisi, Shkencat e natyrës.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Alfabeti i njëpasnjëshëm, Puna me tekstin, Zbatim i njohurive të marra, Shkrim i diskutuar

Organizimi i orës

Veprimtaria e parë: Alfabeti i njëpasnjëshëm

Ndahet klasa në grupe me 5-6 veta. Çdo grupi i jepet grafiku me alfabetin e njëpasnjëshëm. U kërkohet që për çdo shkronjë të alfabetit të shkruajnë një emër vendi (qoftë i përveçëm apo i përgjithshëm).

Secili grup prezanton punën para klase sipas shkronjave që ka pasur. Mësuesja i shkruan në grafikun e zmadhuar të vendosur para klase.

‒ Pse disa emra vendesh i shkrove me shkronjë të madhe dhe disa me të vogël?

Veprimtaria e dytë: Puna me tekstin

Hapet teksti në faqe 105. Lexohen shembujt e dhënë në tekst dhe rregulla gjuhësore për emrat e përveçëm të vendeve.

 ‒ Çfarë tregojnë emrat me shkronja të zeza?

 Lexohen grupet e fjalëve në tekst

 qyteti i Shkodrës …………….. 

‒ Cili është ndryshimi në këto grupe fjalësh? 

1. emrat e parë tregojnë çdo vend

2. emrat e dytë tregojnë sende të veçanta (të përveçëm) 

Kalohet në rubrikën “Ushtrohu”.

Lexohet teksti a.

Janë shkruar saktë disa nga fjalët e tekstit? Pse? I korrigjojmë (Pogradecit, Elbasanit, Shkumbin, Librazhdit, Ohrit.)

Veprimtaria e tretë:  Zbatim i njohurive të marra, shkrim i diskutuar. 

Teksti b shkruhet me të diktuar nga mësuesi/ja në fletore të klasës. 

Kujdes! Emrat e përveçëm të njerëzve, kafshëve, vendeve shkruhen me shkronjë të madhe. (Tiranë, Ilirin, Balo, Popi, Baloja, Popit, Dajtit)

Shënim: Për  nxënësit me vështirësi në të diktuar kërkoj që ta kopjojnë tekstin b nga libri.

Vlerësimi. Vlerësohen nxënësit për dallimin e emrave të vendeve në fjali dhe tekste, aftësive korrigjuese të shkrimit gabim të fjalëve, drejtshkrimin e saktë të emrave të përveçëm të vendeve.

Detyrë: Shkruani 5 emra vendesh të përveçëm. Formoni fjali me to.

Për të shkarkuar materiale të gatshme për mësuesin klikoni këtu

(Nga: Alma Shehi)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mesimdhenesmesuesmesueseteme
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Cili është roli i mësuesit?
Next Article Përralla e babagjyshit të Vitit të Ri
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?