Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Vlerësimi i nxënësit
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Vlerësimi i nxënësit

portalishkollor
Last updated: October 10, 2017 12:20 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Kurrikula bazuar në kompetenca që po zbatohet në sistemin arsimor parauniversitar, shoqërohet me një sërë dokumentesh përfshirë, regjistër klase, regjistër personal, portofolin e të nxënit dëftesë dhe amzë.

Llojet e vlerësimit që i bëjmë nxënësit janë:

1. Vlerësim i vazhduar

2. Vlerësim me test

3. Vlerësim me portofol

4. Vlerësim periodik

5. Vlerësim përfundimtar

1. Vlerësimi i vazhduar bëhet nga mësuesi me nota apo simbole të cilat shoqërohen me komente  ne regjistrin personal ose evidence. Këtu nxënësi vlerësohet për përgjigje të ndryshme me gojë me shkrim, pjesëmarrje ne diskutime etj. 

2. Vlerësimi me test bëhet  minimumi 3 herë në vit. Bëhet fjalë për testet e parashikuara në planin vjetor. Vlerësimi bëhet me notë dhe zakonisht shënohet tek evidence duke e komentuar si notë testi.

3. Vlerësimi me portofol kontrollon punë individuale apo punë në grup një fushë apo disa fusha, ku nxënësi shfaq individualitetin e tij me krijimtari, reflektime etj. Ky vlerësim pasqyrohet në dosje me: detyra me shkrim, projekte, hulumtime, pune tematike etj. 

4. Vlerësimi periodik bëhet në fund të çdo 3 mujori ku mësuesi përshkruan arritjet e nxënësit  duke u bazuar në vlerësimin e vazhduar, vlerësimin me test dhe vlerësimin me portofol në . Ai pasqyrohet me kode nga 1-5 në faqet përkatëse.

5. Vlerësimi përfundimtar bëhet në fund të vitit shkollor në regjistër me notë, në amzë me shkurtime dhe në dëftesë me notë ( shprehjet gjatë). 

Si do të mbahen shënimet ?

Regjistri personal ku mbahet vlerësimi i vazhduar do të ruhet si dokumentacion për 2 vjet. Formati I tij është në dëshirën e mësuesit, por ai duhet të japë mundësinë që të kuptohet se për çfarë është vlerësuar nxënësi me x notë. Për këtë  duhet të shoqërohet me një koment anash. 

Si do të bëhet vlerësimi me portofol?

Portofoli është një mjet që përdoret gjerësisht në praktikat më të përparuara bashkëkohore për koleksionimin e rezultateve të të nxënit.

Vlerësimi i portofolit zë 20 %  të vlerësimit. Në Arsimi Fillor portofoli  mbahet në klase. Portofoli i të nxënit është koleksionim sistematik ( në fillim, gjatë, në fund,) i punimeve krijuese dhe hulumtuese të kryera nga nxënësi që dëshmon zhvillimin e kompetencave ( njohurive, shkathtësive, qëndrimeve). Portofoli duhet të jetë në dokumentim i tillë që si nxënësi, prindi, mësuesit apo nxënësit e tjerë të shohin se si kanë ndryshuar njohuritë dhe aftësitë e nxënësit  gjatë periudhës kohore 3 mujore apo vjetore.  

Vlerësimi i portofolit mund të planifikohet edhe si orë e veçantë në fund të çdo periudhë 3 mujore për çdo lëndë. 

Më poshtë po japim një tabelë që mund ta përdorni si instrument vlerësimi për portofolin.

Instrument vlerësimi për portofolin

Emri mbiemri___________________________________________

Totali i pikëve ________

Duhet përmirësuar:

______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Ka progres:

____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Sqarim për plotësimin e tabelës së vlerësimit për portofolin. 

Totali i pikëve ________ (Pesha e pikëve për secilën detyrë , përcaktohet nga vetë mësuesi)

Në rubrikën “Duhet përmirësim” shkruhet një listë kërkesash që duhet të përmbushë nxënësi, si mund të arrijë nivelin më të lartë.

Në rubrikën “Ka progres” përshkruhen rezultatet e arritura të të nxënit  (RN) të cilat  fokusohen drejt aktiviteteve dhe përshkrimit efektiv të arritjes së nxënësit (analizon, demonstron, shfaq aftësi, propozon etj. Këtu përcaktohet se cilat nga nivelet mund të arrijë: të menduarit kritik, zgjidhja e problemeve, marrja e vendimeve.

Kujdes! Nxënësi mund të lihet i lirë të zgjedhë dhe të vendosë vetë se cilat nga punët / detyrat do të koleksionojë. Mësuesi mund të vendosë disa parametra se çfarë duhet të përmbajë portofoli dhe çfarë kriteri duhet të plotësojë detyra që të përfshihet në portofol.

Referencë

“Portofoli i të nxënit”, Udhëzues për mësuesit e arsimit parauniversitar, IZHA, 2016.

(Nga Drita Kolndreu)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mesimdhenesmesuesmesuese
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Maratona e Tiranës, më 15 tetor në sheshin “Nënë Tereza”
Next Article Struktura për hartimin e planit edukativ
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?