Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Planifikim i orës mësimore në lëndën e filozofisë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Planifikim i orës mësimore në lëndën e filozofisë

portalishkollor
Last updated: October 9, 2017 12:18 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Planifikimi i një ore mësimore në lëndën e filozofisë, klasa XI. Të tjera orë model për këtë lëndë ju mund t’i gjeni në librin e mësuesit të përgatitur nga Shtëpia Botuese Albas.

Planifikimi i orës mësimore

Fusha: Mjedisi dhe shoqëria

Lënda: Filozofia Klasa: XI Shkalla: V

Tema mësimore: Veprimtari praktike: “Të shijosh” filozofinë

Situata e të nxënit: Tashmë ne i kemi zhvilluar mësimet paraprake të lëndës së filozofisë. Ajo nuk funksionon si e vetme, por ndërlidhet dhe me fusha të tjera. Si mendoni cilat janë ato? Në këtë veprimtari praktike ju do të punoni rreth rëndësisë që ka kjo fushë dhe idetë e saj. Ç’do të thotë, sipas jush, “të shijosh” filozofinë?

Rezultatet e të nxënit të temës mësimore/ lëndës sipas kompetencave kyç:

Nxënësi/ja:

• paraqet ide dhe argumente mbi mendimin filozofik;

• zhvillon mendimin e lirë mbi filozofinë dhe idetë e saj;

• argumenton rëndësinë e ideve filozofike.

Fjalët kyç: ide filozofike, mendim filozofik, dehje filozofike, “të shijosh” filozofinë

Burimet / Mjetet / Materialet: Interneti, biblioteka, tekstet shkollore

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: TIK-u, shkencat shoqërore

Fazat e strukturësStrategjitë mësimoreVeprimtaritë e nxënësitKoha  
Faza IStuhi mendimesh (brainstorming)  Diskutim idesh10’  
Faza IIPunë në grupe/ PrezantimPrezantim/Diskutim25’  
Faza IIIPrezantimPrezantim pune/Shënime10’

Organizimi i orës së mësimit

Faza I

Në trajtën e një stuhie mendimesh (brainstorming), nxënësit rikujtojnë konceptet kryesore të orëve të kaluara. Pas kësaj nxënësve u drejtohen pyetjet, të cilave u duhet t’iu përgjigjen në punimet e realizuara.

1. Pse janë të rëndësishme idetë me të cilat na ka pajisur filozofia?

2. Ku ndërlidhet filozofia me shkencat e tjera?

3. Pse filozofia plotëson kënaqësitë shpirtërore, mendore të individit në rrugëtimin e tij të jetës dhe të dijes?

Faza II

Hapat që ndiqen për realizimin e veprimtarisë

Hapi 1: Punë individuale jashtë klase

Nxënësit kërkojnë në internet material (tekst) dhe ilustrime (foto, ilustrime), që tregojnë ndërlidhjen e filozofisë me shkencat e tjera, si dhe për rëndësinë e ideve të filozofisë.

Hapi 2: Nxënësit prezantojnë sipas grupeve përkatëse nëntematikat e caktuara:

Grupi I

Pse janë të rëndësishme idetë me të cilat na ka pajisur filozofia?

• Filozofia na ka pajisur me disa nga idetë më të rëndësishme dhe me më shumë ndikim në histori.

• Idetë më të rëndësishme në historinë e filozofisë konsiderohen si një pikë kthese në sferën e mendimit.

• Ideja apo citati tregojnë shumë pak. Ato janë përfundimi i një linje argumentimi rreth natyrës së sigurisë. Kur shqyrtojmë arsyetimin, ideja fillon dhe merr kuptim.

Grupi II

Ku ndërlidhet filozofia me shkencat e tjera?

• Teoritë janë ide që vënë në pikëpyetje hipotezat tona për veten dhe për botën. Përmes tyre, mendojmë në një dritë të re për mënyrën se si i vështrojmë gjërat.

• Këto ide kanë pasur ndikim përtej filozofisë, duke shkaktuar lëvizje të rëndësishme shkencore, politike dhe artistike.

• Teoritë dhe idetë e filozofëve janë nxitëse të mendimit po aq sa edhe arti i madh, sa vërtetimi matematikor, sa humori në një bisedë mes miqsh.

Grupi III

Pse filozofia plotëson kënaqësitë shpirtërore dhe mendore të individit në rrugëtimin e tij të jetës dhe të dijes?

• Habia dhe kërshëria janë karakteristika njerëzore. Të tilla janë edhe ngazëllimi i të hulumtuarit dhe i të zbuluarit.

• Ne “dehemi” njësoj, si nga filozofia, ashtu edhe nga veprimtaria fizike, nga kënaqësia e të shijuarit të artit, nga besimi dhe nga idetë e arritura përmes të arsyetuarit tonë.

• Fillimi i të menduarit nuk është në kundërshtim vetëm me të tjerët, por edhe me veten tonë.

Faza III

Prezantim i punimit në klasë, diskutim dhe formulim konkluzionesh.

Nxënësit vendosin punimet në portofolin e tyre të nxënësit.

Vlerësimi

Bëhet nga mësuesi vlerësim në grup për punën e kryer; vlerësim individual i rolit të gjithsecilit në grup, si dhe vlerësim për nxënësit që prezantojnë.

Detyrat dhe puna e pavarur

Nuk parashikohen.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mesimdhenesmesuesmesuese
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article 8 zgjedhjet më të mira për një mëngjes të shëndetshëm
Next Article Nënë dhe mësuese
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?