Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Mësuesit janë heronjtë tanë!
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kulturë

Mësuesit janë heronjtë tanë!

portalishkollor
Last updated: October 5, 2018 11:57 am
portalishkollor
Share
SHARE

Sot, më 5 Tetor, festohet dita Botërore e Mësuesit. Në nivel kombëtar, në Shqipëri, si festë të mësuesit kemi 7 Marsin, në të njëjtën kohë, çdo shtet mund të festojë për këtë në çfarëdo date, sipas traditës apo historisë së tij.

Por në kalendarin e UNESCO-s, 5 Tetori është Dita Botërore përkushtuar mësuesve, datë e përcaktuar që prej vitit 1993.

Mësuesit e aftë dhe edukuesit, janë tejet të rëndësishëm për të kuptuar, frymëzuar, informuar, edukuar, drejtuar, për të nxitur formimin intelektual, shoqëror e emocional të brezit të ri, për një shoqëri më të mirë, formimi i së cilës fillon me përgatitjen e individit.

Megjithëse mësuesit shpesh herë punojnë në kushte të vështira janë të përkushtuar dhe synojnë të përçojnë dijen tek nxënësit.

Në asnjë rast ata nuk pranojnë të humbasin sfidat me të cilat përballen çdo ditë. Lexojnë çdo informacion në rrjete sociale, udhëzimet e MAS, metodat e reja të mësimdhënies, këmbejnë informacione me kolegët… gjithçka në funksion të arritjes së objektivave mësimorë.

Mësuesit janë heronjtë tanë! Ata janë të angazhuar gjatë gjithë ditës që nxënësit e tyre të jenë të suksesshëm. Vështirësitë e nxënësve bëhen vështirësitë e tyre, qajnë dhe qeshin me nxënësit, klasa bëhet një familje e madhe e mësuesi herë është në rolin e kryefamiljarit, herë të psikologut, herë të nënës, herë të shokut e herë të shoqes. Mësuesit nuk ja falin vetes asnjëherë nëse një nxënës nuk arrin të jetë i suksesshëm në jetë!

Një mësues matematike më tregoi: “Kisha klasë në kujdestari vitin e katërt gjimnaz, gjatë gjithë vitit shkollor kisha në mendje se për çfarë do të studionte gjithsecili. Në asnjë moment nuk e mendova që ndonjëri nga nxënësit e mi nuk do e vazhdonte shkollën e lartë. Kështu, gjatë vitit bëra disa mbledhje, kuptova kushtet që ata kishin në familje, kujt i duhej të fitonte bursë me patjetër, evidentova prirjet e gjithsecilit, ku kishin më shumë mundësi. Matematikën e zgjodhën vetëm dy nxënës, të cilët në fakt kishin më shumë prirje në shkenca sociale. Kur i pyeta përse, me treguan se donin të më ngjanin mua. Mbeta pa fjalë, pasi unë isha imazhi i mësuesit autoritar. Në fund ia dola! Të gjithë nxënësit e mi vijuan studimet e larta. Isha i lumtur dhe i emocionuar.”

Histori frymëzuese, histori që tregojnë përkushtimin e mësuesve dhe përgjegjësinë e tyre. 

Mësuesia nuk është vetëm profesion, është mision, prandaj mësuesit janë heronjtë tanë. 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mesimdhenesmesuesmesuese
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article TRE KLIK-et e një filmi
Next Article Pse jam pro formatit ditor?
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?