Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: 14 mesazhe që nxënësi ka nevojë t’i dëgjojë nga mësuesi
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

14 mesazhe që nxënësi ka nevojë t’i dëgjojë nga mësuesi

portalishkollor
Last updated: September 3, 2018 1:57 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Shkrim i shkurtër për llojet e mesazheve që mund të çarmatosin marrëdhëniet mësues-nxënës (ose shkollë-student) dhe të ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve që zgjasin me nxënësit.

1. Nuk ka rëndësi se sa di, por e rëndësishme është çfarë bëni me atë që dini.

Kjo mund t’ju duket e vështirë, por sapo të bëni këtë, mund të ndryshoni gjithçka në jetën tuaj.

2. Interesohem për ju.

Dhe kjo klasë është një vend që unë kam krijuar për ju.

3. Fjala “i zgjuar” nuk ka asnjë kuptim.

Pra, ju dhe unë nuk do ta përdorim më.

4. Ju jeni pjesë.

Ju me të vërtetë jeni pjesë e klasës këtu – këtu, tani, me mua. Unë besoj se ju mund të bëni gjëra të mëdha dhe unë jam këtu për t’ju ndihmuar t’i bëni ato.

5. E kaluara është e kaluara, sot është sot.

Dështimet ose gabimet e kaluara janë zhdukur. Nëse e kaluara është me të vërtetë e rëndësishme për sot, le ta përdorim atë; përndryshe le ta gëlltisim atë dhe të shkojmë përpara.

6. Ju jeni më shumë se një pikë provimi ose notë letre.

Në të vërtetë, nuk jeni aspak të tillë.

7. Duhet të ju interesojë më shumë se mua.

Nëse vërtet interesoheni për cilësinë e asaj që thoni dhe bëni në jetë, gjithçka bëhet më e lehtë.

8. Konkurenti juaj i vetëm është vetja juaj.

Ju jeni në udhëtimin tuaj. Mos e krahasoni kapitullin tuaj 2 me kapitullin 8 të dikujt tjetër.

9. Të mësuarit duhet t’ju interesojë.

Nëse jo, më lejoni të di arsyen.

10. Gabimet na ndihmojnë të rritemi.

Është në rregull të dështosh. Merrni rreziqe dhe bëni gabime. Kjo klasë është për praktikë, jo për performancë. Mësimi është praktikë.

11. Edhe unë jam njeri.

Unë mësoj, por unë jam më shumë si ju. Ndonjëherë do të bëj gabime. Ndonjëherë do të kem nevojë për ndihmën tuaj.

12. Unë do të jem gjithmonë mësuesi yt.

Nëse keni nevojë për ndonjë gjë më vonë në jetë, më gjeni.

13. Ju vleni.

Për mua dhe për të gjithë të tjerët në jetën tuaj. Ju jeni parë dhe dëgjuar nëse e kuptoni apo jo, dhe çdo gjë që ju bëni ndikon te të tjerët rreth jush.

14. Ju mund të bëni gjithçka.

Dhe kjo është e frikshme, kështu që le të fillojmë.

(Nga Terry Heick, Përshtati: Albina Hoxhaj)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mesimdhenesnxenes
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Pyetjet që mund t’u bëni nxënësve në ditën e parë të shkollës
Next Article Udhëzues metodik për 3 dosjet e parashkollorit
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?