Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Nxënës të ndryshëm, mësues rastësorë, rezulatate të shkëlqyera!
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kuriozitete

Nxënës të ndryshëm, mësues rastësorë, rezulatate të shkëlqyera!

portalishkollor
Last updated: August 12, 2017 8:43 am
portalishkollor
Share
SHARE

Lexoni me vëmendje historinë e drejtorit që të kuptoni se sa të rëndësishme janë pritshmëritë e larta të mësuesit për suksesin e nxënësve të tij…

Drejtori i shkollës kishte thirrur në zyrën e tij tre mësues. Me t’u ulur, ai u tha: “Ju jeni zgjedhur si mësuesit më të mirë dhe më të aftë të shkollës vitin e kaluar. Për këtë, jeni zgjedhur që të jepni mësim në tre klasa. Nxënësit e përzgjedhur janë më të mirët e shkollës, më të dalluarit, më të zgjuarit dhe më të sjellshmit. Secila klasë ka 30 nxënës. 

Prej jush kërkohet që të mos u tregoni se janë nxënësit më të mirë në shkollë, pasi kështu do të shkaktonim pakënaqësi tek prindërit e nxënësve të tjerë, gjë të cilën nuk e duam.”

Filloi viti i ri mësimor dhe përfundoi dhe rezultatet e këtyre nxënësve ishin rezultatet më të larta në të gjithë shkollën, siç dhe pritej. Madje, rezultatet kishin një rritje prej 20 – 30 % nga një vit më parë në rang rajonal.

Drejtori i mblodhi në fund të vitit shkollor tre mësuesit më të mirë dhe i pyeti mbi mendimin e tyre rreth kësaj përvoje të re. Secili pohoi se kishte qenë një eksperiencë e mrekullueshme dhe se ajo që ua kishte lehtësuar maksimalisht misionin, ishte përzgjedhja e atyre nxënësve me inteligjencë të lartë. Ata thanë se këta nxënës të mrekullueshëm, u kishin kursyer shumë mund e djersë.

Këtu ndërhyri drejtori dhe i la pa fjalë me atë që u tregoi. Ai u tha: “Më lejoni kolegë të nderuar që t’u tregoj të vërtetën se si qëndron puna. Në fakt, këta 90 nxënës janë përzgjedhur rastësisht, ata nuk ishin aspak më të mirët e shkollës, por ishin të përzier.”

Tre mësuesit shikonin njëri-tjetrin dhe nuk dinin çfarë të thoshin. Dikush tha: “Atëherë qenkemi ne shkaku i suksesit marramendës të tyre!!!”

Drejtori, duke buzëqeshur u përgjigj: “Tani më lejoni t’u tregoj të vërtetën tjetër. Emrat tuaj u zgjodhën përsëri rastësisht. Pasi ishin shkruar emrat e të gjithë mësuesve të shkollës, unë mbylla sytë dhe vendosa gishtin tek tre emra, ishin pikërisht emrat tuaj.”

Mësuesit pyetën të tre njëzëri: “Atëherë cili është shkaku i suksesit të këtyre nxënësve?!”

Drejtori u tha: “Shkaku është se ju i ndërtuat pritshmëritë në bazë të disa informacioneve që u dhashë unë. Pritshmëritë tuaja ishin tepër të larta për këta nxënës dhe në fund të vitit, këto pritshmëri u realizuan. Kjo, edhe pse informacioni nuk ishte i saktë.”

Mesazhi

Ti je produkt i mënyrës së menduarit dhe i pritshmërive që ke për veten. Ai që ka frikë nga lugetërit, i sheh ato. Ai që pret të mirën, i vjen. Jini optimistë dhe e mira do u ndjekë pas. Në kushtet më të vështira, mos u fokusoni tek problemi, por tek zgjidhja.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mesimdhenesmesuesmesuese
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Shpallet fituesi i bursës së PriFest për studime në Sarajevo Film Academy
Next Article Si të dalloj një person të ngjitur nga një ngacmues seksual?
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?