Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Diçka për matematikën në Kosovë!
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Diçka për matematikën në Kosovë!

portalishkollor
Last updated: July 20, 2017 10:51 am
portalishkollor
Share
SHARE

Këto ditë në Brazil po mbahet Olimpiada Matematike Ndërkombëtare (OMN), e 58-a me radhë, që është gara më prestigjioze dhe më e rëndësishme në botë për matematikë, apo Kampionati Botëror i Matematikës për nxënësit e shkollave të mesme, në të cilin marrin pjesë pothuajse të gjitha vendet e botës me nxënësit e tyre përfaqësues.

Kosova po përfaqësohet në këtë Olimpiadë nga 5 nxënës të shkëlqyeshëm (shpresoj që në mesin e tyre do të kemi medalist këtë vit).

Mediat tona e publiku ynë shumë pak e përcollën e e promovuan këtë ngjarje, thua se mendja, intelekti e matematika nuk janë fare me rëndësi për vendin e shoqërinë tonë. Po të ishte ndonjë garë ndërkombëtare që lidhet me muskuj e me lakuriqësi, do të kishim me qindra artikuj e storie nëpër media e me mijëra shkrime nga publiku për pjesëmarrësit e sukseset e përfaqësuesve të Kosovës. Dëshpëruese!

Askush nuk e ngre si shqetësim mospërkrahjen e duhur nga MASHT-i dhe nga institucionet tjera shtetërore për Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës (SHMK), e cila nuk përkrahet financiarisht nga askush për organizimin e olimpiadës së matematikës në nivel vendi për përzgjedhjen e ekipit përfaqësues të Kosovës në OMN, nuk përkrahet financiarisht nga askush për trajnimin dhe përgatitjen intenzive të ekipit përfaqësues të Kosovës për në OMN. SHMK përkrahet nga institucionet shtetërore vetëm për shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit të ekipit në OMN. Dëshpëruese!

Kjo mospërkrahje e SHMK-së nga shteti bën që ekipi përfaqësues i Kosovës në OMN të mos arrijë rezultate meritore aq sa realisht kanë potencial nxënësit pjesëmarrës, sepse ata nuk përzgjidhen me kohë dhe nuk trajnohen e nuk përgatiten si e sa duhet për OMN.

I vetmi që nuk ka qëndruar duarkryq dhe është munduar të përkrahë këta nxënës është Valmir B. Krasniqi, i cili me përkrahje simbolike nga Instituti ATOMI dhe me burimet e kufizuara të Garës Ndërkombëtare të Matematikës “Kangaroo” që ka pasur në dispozicion ka ofruar falas trajnime dhe kurse përgatitore për nxënësit e ekipit përfaqësues të Kosovës në OMN, në të cilat kurse dhe trajnime, përveç vet dhe profesorëve vendorë, ka sjellë edhe profesorë ndërkombëtarë të matematikës.

Faleminderit Valmir për përkushtimin dhe punën tënde për promovimin e matematikës dhe për përkrahjen e talenteve të kësaj fushe në Kosovë!

Suksese nxënësve të ekipit përfaqësues të Kosovës në OMN-në e 58-të në Brazil 2017!

Suksese Alban Elezi, Ardita Berisha, Flutura Shabani, Shend Zhjeqi dhe Viktor Ahmeti!

(Jusuf Thaçi)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:matematiketalente
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Çfarë duhet të dinë maturantët për regjistrimin në Universitete
Next Article Si të përforcosh tek nxënësit mësimin e gjuhës shqipe
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?