Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Gjithë bota brenda një dhome
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Gjithë bota brenda një dhome

portalishkollor
Last updated: May 23, 2017 8:48 am
portalishkollor
Share
SHARE

Në një faqe muri në dhomën e studimit, qëndron vendosur pasuria më e madhe që kemi në shtëpi. Gjithë bota brenda një dhome…Nuk dua tjetër gjë veç të qëndroj para saj. Aty gjen pak nga të gjitha…Shkencë, art, poezi, histori dashurie, melodramë, libra aksion, libra historik, pasion për gatim…Të gjitha ato me të cilat jam rritur.

Atij globi vendosur mbi raftin e saj e kam kaq të lehtë t’i eci në këmbë kur shfletoj qoftë dhe një faqe të vetme, rrugëve të tij kam ecur kaq e kaq herë ulur aty në folezën time të sigurt…

Nuk është nga ato bibliotekat e trashëguara nga gjyshi, aty trashëguar prej tij gjen veç dëshirën që i la tim eti për arsim, e gjen në çdo libër radhitur aty e në çdo faqe që shfleton brenda tyre. 

Nuk është e vjetër dhe as e madhe si ato të kryeqyteteve më të dëgjuara të botës, po është krijuar me kaq shumë dashuri dhe përkushtim. Aty është historia e çdo ditëlindjeje të sime motre dhe times, ku nuk ka munguar kurrë dhuratë një libër, aty është historia e çdo fillim-viti të ri ku unë nuk kam njohur fillim tjetër më të bukur se sa shfletimin e më të riut botë-mbartës që e gjeja dhuratë poshtë pemës, aty është historia e çdo viti shkollor, aty është historia e një jete…

Nuk dua t’a shkruaj në tjetër vend historinë time veçse në raftet e saj, nuk dua të tregoj historinë time në ndonjë mbrëmje pranverore buzë liqenit a në ndonjë natë afër oxhakut, dua t’a lë shkruar këtyre rafteve e të lexohet veç me një shikim hedhur në to.   

Nëse ndonjë ditë më ke kërkuar dhe s’më kë gjetur askund, eja dhe kërkomë këtu…do të më gjesh patjetër ulur këtu mbushur plot gëzim.

Heshtjes së madhështisë së kësaj dhome mbushur-libra i besoj më shumë se çdo fjale që them vet, heshtjes së saj i dorëzohem pa e menduar, heshtja e saj më mbush me emocion, me shpresë, me jetë…Heshtja e saj më bën të besoj te ardhmëria, heshtjes së saj i kam besuar historinë time…

(Joana Osmenaj)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:adoleshentelibernxenes
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Rreth librit: Bijtë e gënjeshtrës
Next Article “Kush thotë që s’ka mësues model në Kosovë?”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?