Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Letra e ministres së Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Letra e ministres së Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla

portalishkollor
Last updated: May 20, 2017 8:39 am
portalishkollor
Share
SHARE

Ministrja Nikolla ka shpërndarë në rrjetet sociale një letër falenderimi për të gjithë bashkëpunëtorët e saj gjatë këtyre viteve nën drejtimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Të dashur kolegë,

Mirënjohje, që falë punës suaj, unë kam marrë meritat. Ndjesë, që për shkakun e sulmeve ndaj meje, ju nuk keni marrë gjithçka meritoni.

Nuk di nga t’ia filloj për t’ju thënë se sa krenare jam për secilin prej jush, sa në borxh jam, po ashtu, për orët e zgjatura e pushimet e shkurtuara. Ndjesë!

Jam e bekuar që punova me ju dhe që mundëm të hartonim një reformë sistemike në sistemin tonë arsimor, që nga ai parashkollor e deri në arsimin e lartë. Ju do të mbaheni mend edhe si njerëzit që i dhatë fund një sistemi fiktiv në arsimin tonë të lartë, duke shembur plot 22 universitete fantazëm, por edhe duke mundësuar një proces akreditimi si kurrë më parë. Mirënjohje!

Të dashur mësues,

Në ditë vendimmarrjesh të vështira, gjithmonë jam nisur drejt një shkolle për të dëgjuar nga ju dhe parë nga afër rezultatet e arritura apo të munguara. Ju kam takuar e dëgjuar në shkolla të rikonstruktuara apo me probleme të mëdha infrastrukturore, në qytet e në fshat, nga veriu në jug.

Mirënjohje për atë që më keni dhënë mua personalisht në këtë detyrë të vështirë, për të qenë e vërtetë, për të vëzhguar e dëgjuar, për të folur vetëm me punë, për të kërkuar ndjesë, për të mos u kompleksuar ndaj vështirësive, e mbi të gjitha, për të mos marrë mbi vete merita të paqena.

Ne jemi përfshirë në një reformë për të prekur “në çdo centimetër” arsimin. Por ajo duhet të vijojë, pasi kemi ende shumë për të bërë për shkollën që duam.

Ju sot nuk konkuroheni më nga diploma fiktive të universiteteve fantazmë, që përgatisnin mësues, por as nga studimet part-time. Sot, përmes renditjes në Portalin “Mësues për Shqipërinë”, nuk ju duhet të tregoni teserën apo xhepin për t’u punësuar, por vetëm meritën.

Më lejoni një lutje të dashur kolegë,

Jeni në përgatitjet e fundit të mbylljes së vitit. Lutem për një vëmendje edhe më të fortë ndaj Maturës Shtetërore.

Ju përgëzoj për informimin e çdo maturanti, por ai duhet të vijojë të jetë prioritet i çdo dite. Të mos lëmë asnjë shteg keqinformimi dhe përdorimi të maturantëve nga askush.

Të dashur pedagogë e profesorë,

Faleminderit për gjithë mbështetjen, këshillën dhe kritikën që më keni dhënë. Komunikimi me ju ka qenë tejet i vyer për mua dhe besoj se ia dolëm ta kthejmë në një standard institucional midis MAS dhe universiteteve.

Nuk dua të rendis shumçka mundëm të ndryshojmë bashkarisht, pasi nëse janë reale ato flasin vetë, por të përcjell besimin se garancia e reformës në arsimin e lartë jeni ju. Mirënjohje!

Të dashur sportistë,

Mirënjohëse që fati e deshi të përjetoja si Ministre e Sportit krenarinë e rezultateve tuaja. Më keni dhënë shumë nga pasioni dhe këmbëngulja juaj. Krenare që qeveria e Edi Ramës investoi në sport si kurrë më parë, por edhe që e ktheu sportin në një komponentë të rëndësishëm të edukimit.

Faleminderit e mirënjohje për çdo socialiste e socialist që më besoi e mbështeti në rrugën e largimit të politikës nga arsimi. Me largimin tim si ministre, mbetet ta vërtetojnë edhe ata që e dyshuan sot në opozitë, por që e instaluan në mënyrën më të shëmtuar dje në pushtet.

Faleminderit Edi Rama, për besimin dhe mbështetjen që i dhe një mësueseje me sfidën për të përmbushur pritshmëritë përballë situatave aspak të lehta.

Kemi ende shumë për të bërë, por shumë më shumë për të humbur, nëse kthehemi pas.

Lindita Nikolla

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:letermesimdhenesmesuesmesuese
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Arsimi Profesional të jep mundësi të shkëlqyera
Next Article Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?