Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Mësimdhënësja Flora Sulaj: “Matematika është lojë, enigmë… hapësirë dhe jetë!”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Mësimdhënësja Flora Sulaj: “Matematika është lojë, enigmë… hapësirë dhe jetë!”

portalishkollor
Last updated: May 5, 2017 8:39 am
portalishkollor
Share
SHARE

Mësuesja e matematikës në shkollën “28 Nëntori” Burrel Flora Sulaj, gjatë një interviste na rrëfen më shumë për matematikën nga A-ja te Zh-ja, si dhe koordinatat ideale të dyshes mësues-nxënës. Për të, matematika është domosdoshmëri…

Ka 17 vite punë në arsim dhe është mësuesja e matematikës në gjimnazin “28 Nëntori” në Burrel. “Ju mundeni” kjo është përgjigja që ju jep mësuese Flora Sulaj nxënësve që ju duket e vështirë lënda e matematikës. Ajo thotë që brenda kësaj lëndë janë të përfshira të gjitha lëndët e tjera. “Matematika besoj se është nxitëse, zbavitëse, argumentuese, lojë, është letërsi, fizikë, kimi, muzikë, edukim fizik është hapësirë dhe jetë”, -shprehet ajo. 

Sa vite punë keni në arsim?

Në arsim kam 17 vite që punoj.

Si do ta përkufizonit matematikën?

Matematika është domosdoshmëri, zbavitje, lodhje për të gjetur enigmën, por edhe kënaqësi për gjetjen e saj.

A ju ka ndodhur që një nxënës t’ju thotë: “obooo matematikë, nuk e mësoj dot”, si keni reaguar? 

Më ka ndodhur të dëgjoj nxënësit teksa thonë obobo matematika, por unë ju them gjithmonë: “ju mundeni”. E keqja e një gare është të dorëzohesh pa marrë pjesë në garë. Garoni, jeta është një garë.

Si është ora ideale e matematikës?

Ora ideale e matematikës është kur të gjithë nxënësit ndjekin me gjithë dëshirë kur vërshojnë diskutimet, pyetjet: Pse? Po nëse….? Unë mendoj se….kur qëndrorët janë ato, dhe unë dirigjoj.

Çfarë metodash mësimdhënie përdorni në klasë?

T’u mësosh nxënësve matematikë është e lehtë dhe e vështirë. E rëndësishme është të dish t’u zgjosh interesin për të ndjekur duke praktikuar metoda të ndryshme mësimdhënie, gërshetimi i shumë metodave garanton sukses.

Letërsia konsiderohet si një lëndë që ju jep mundësi nxënësve të shprehen dhe krijon harmoni në klasë, nxit dëshirën për të lexuar dhe krijuar… Për matematikën çfarë mund të themi?

Matematika besoj se është nxitëse, zbavitëse, argumentuese, lojë, është letërsi, fizikë, kimi, muzikë, edukim fizik është hapësirë dhe jetë.

Cila është A-ja e matematikës? Po zh-ja?

A-> është dëshira për të hyrë në lojë, Zh -> është këmbëngulja për të zbuluar dhe për të kërkuar më thellë për to.

Matematika nganjëherë duket sikur nuk ka limite, -infinit, 0 dhe plus infinit, ky është boshti, sa u takon dijeve ku është vendndodhja e nxënësve në këtë bosht?

E rëndësishme është të jemi në rritje dhe mos të ketë zvogëlime në kordinata.

Cilat janë koordinatat ideale të dyshes mësues-nxënës?

Çdo lojë që ju luani, me çdo sport që ju merreni, çdo këngë që ju këndoni ka lidhje me matematikën, vetëm duhet ta pranoni si fakt dhe të eksploroni bukuritë e saj.

(Albina Hoxhaj)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mesimdhenesmesuese
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Retorika e përgjithshme figurat e komunikimit
Next Article Psikolog në shkollë apo shkollë edhe me psikologë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?